Hamilton fiton edhe në Katar, ngushton në 8 pikë diferencën me Verstappen

Formula One F1 – Qatar Grand Prix – Losail International Circuit, Lusail, Qatar – November 20, 2021 Mercedes’ Lewis Hamilton during qualifying REUTERS/Hamad I Mohammed/Pool

Lewis Hamilton me Mercedes triumfoi sot në garën e Çmimit të madh të Katarit në Formula 1, zhvilluar në pistën e Losail, duke e ngushtuar në 8 pikë diferencën me Max Verstappen.

Ky i fundit, me makinën Red Bull, u klasifikua i dyti, ndërkohë që në podium u ngjit edhe Fernando Alonso me Alpine.

Kjo ishte hera e parë që Formula 1 zbarkonte në këtë pistë dhe Hamilton tregoi se është më i shpejti, duke e dominuar garën nga xhiro e parë deri tek e fundit.

Për sa i përket garës së sotme, pilotët u përpoqën të përdornin strategji të ndryshme, por Mercedes nuk i la hapësira Red Bull për ta mundur. Probleme pati Valtteri Bottas (Mercedes), që u detyrua të linte garën 7 xhiro nga fundi. Interesant fakti se xhirot e fundit u zhvilluan nën regjimin e “makinës së sigurisë virtuale”, duke mos lejuar parakalimet në pistë.

LEXO EDHE  Super Nedim Bajrami, gol dhe asist në fitoren 3-1 të Empolit përballë Udinezes

Tashmë teksa kanë mbetur vetëm 2 gara nga fundi, Verstappen kryeson me 8 pikë më shumë se Hamilton, por duket se ritmi i britanikut është më i lartë në këtë fundsezoni duke lënë gjithçka të hapur për sa i përket titullit kampion.