Bundesliga/ Dortmund shfrytëzon ndalesën e Bayernit, “-1” nga kampionët në fuqi. Klasifikimi

Foto: AFP

Borussia Dortmund e ka shfrytëzuar humbjen e Bayern Munich kundër Augsburg dhe me fitoren 2-1 kundër Stuttgart i është afruar kampionëve në fuqi me një pikë. Malen në fillim të pjesës së dytë kaloi në epërsi verdhezinjtë.

Stuttgart reagoi shpejt dhe barazoi me anë të Massimo, por Dortmund nuk mund ta çonte dëm mundësinë e afrimit me bavarezët dhe Reus shënoi 5 minuta para fundit golin e fitores për skuadrën e Marco Rose.

Bayern Leverkusen është rikthyer në katërshen e parë, pasi ka bërë detyrën kundër Bochum. Një gol i Adli që në minutën e katërt ka përfunduar për “Aspirinat”.

LEXO EDHE  Teuta-Vllaznia/ Starton pjesa e dytë, ndiqeni sfidën “live”

Ëolfsburg ka shmangur humbjen kundër Arminia Bielefeld, pasi ndeshja u mbyll në barazim 2-2. Vendasit shënuan dy herë pa u bërë një orë lojë, ndërsa më pas “Ujqit” u kundërpërgjigjen me Ëeghort dhe Nmecha që shënuan dy herë për një minutë.

Hoffenheim i ka treguar RB Leipzig se kush është “zot” shtëpie, pasi fitoi pastër 2-0. Samassekou realizoi që në minutën e 12-të, kurse Dabbur më pas shënoi golin e qetësisë.

Borussia M’Gladbach nuk mund të gabonte kundër Grether Furth që renditet në vendin e fundit në klasifikim. Ky duel përfundoi me rezultatin e thellë 4-0.

Klasifikimi: