“Mund ta shkatërroj…”, reagon Fifi pas deklaratës së Semit: Di diçka personale

Në “Big Brother VIP” u diskutua sot lidhur me deklaratën e fortë të Semit, e cila tha se di diça për jetën personale të Fifit, që mund tia shkatërrojë lojën.

“Me aq gjëra sa di unë për atë jashtë unë po të dua mund të shkatërroja shumë gjëra”,- do të shprehej Semi.

Fifi e pyetur nëse është ndjerë e kërcënuar tha se Semi di vetëm diçka personale nga jeta e saj, por nuk mendon se ajo gjë mund t’i rrezikojë lojën apo jetën!

DISKUTIME

Balina: U ndjeve e kërcënuar Fifi?

Fifi: Nuk besoj se di naj gjë Semi që më rrezikon diçka timen, apo jetën.

Antonela: E shof shumë në siklet Fifin!

Fifi: Veç një sen din dhe s’ta them dot se është e imja personale.

LEXO EDHE  Donaldi shprehu pëlqimin për Beatrix, Arbana Osmani ka një mesazh publik për Bora Zemanin

Semi: Qetësohuni se s’kam kërcënuar njeri!

Iliri: Nuk kam koment, ndonjëherë mendoj që mos kesh shoqëri se sa të kesh, mos të të njohin njerëzit, sepse ajo që kryen mund të jetë gabim ose e drejtë.

Donaldi: Mendoj se Semi kaloj dy ditë të vështira dhe s’kam dashur të përfshihem në këtë diskutim, i jap të drejtë në një farë mënyre dhe njeriu ka të drejtë të reflektojë se çfarë bëri gabim. Për Fifin nuk e di çfarë di Semi.

Semi: Po bëja një vaskë duke u qetësuar nga të gjitha gjërat negative.

Arjola: Semit i ka dalë gjëja jashtë kontrolli sepse është e sjellshme edhe e butë, nuk besoj se është Semi.