• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nishani “shpërthen” ndaj Bashës: Askush se ndal Kuvendin e 11 dhjetorit, o budalla

10:39 : 18/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Bujar Nishani, ish-President, ka reaguar lidhur me qëndrimet dhe reagimet e fundit të kreut demokrat Lulzim Basha.

Nishani, i cili mbron tezën se Kuvendi Kombëtar i PD do të mbahet më 11 dhjetor dhe jo më 18 dhjetor, sikur propozon Basha, shkruan se agjitatorët dhe patronazhistët e Edi Ramës për Lulzim Bashën, bëjnë sikur harrojnë që ky Kuvend është kuvendi i anëtarësisë së Partisë Demokratike, është kuvendi i njerëzve të lirë, delegatëve që përfaqësojnë vullnetin politik dhe mandatin përfaqësues të njerëzve të zgjedhur drejtpërdrejtë nga anëtarësia në qytetet, fshatrat, lagjet e Shqipërisë, atje ku është realisht ekzistenca e Partisë Demokratike.

“Sot nuk ka më asnjë vlerë e pushtet statutor e asnjë peshë politike as vetë kryetari i partisë e asnjë institucion apo aktor tjetër brenda asaj partie, për sa kohë tashmë është aktivizuar Kuvendi Kombëtar.

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike – ai me anëtarët e PD, jo tallavaja me socialistët e Doganave dhe Tatimeve – është me statut, me kod e zakon, maja e fuqisë dhe pushtetit vendimmarrës në atë parti.

Coli me Lolin (apo Edi me Lulin) nuk kanë parë gjë akoma dhe as që arrin t’ua rrokë mendja se me çfarë do të përballen nga kjo furi e demokratëve, patriotëve dhe të pa kapurve, të këtij vendi.

Lexo edhe:

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

Tabaku: Qeveria po i frikëson bizneset në vend që t’i ndihmojë

Coli me Lolin, nuk e kuptojnë dot se tek demokratët partia nuk është tek Kryetari por tek anëtarësia, tek ata që nuk i blen e nuk i shet dot Edi Rama, tek ata që nuk i marrin dot peng qarqet më të egra antishqiptare”, shkruan Nishani.

Postimi nga Bujar Nishani

Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit 2021, nuk do të jetë as kuvendi i Kryetarit të Partisë, as kuvendi i kryesisë së Kryetarit dhe as kuvendi i kryetarëve lokalë.

Agjitatorët dhe patronazhistët e Edi Ramës për Lulzim Bashën, bëjnë sikur harrojnë që ky Kuvend është kuvendi i anëtarësisë së Partisë Demokratike, është kuvendi i njerëzve të lirë, delegatëve që përfaqësojnë vullnetin politik dhe mandatin përfaqësues të njerëzve të zgjedhur drejtpërdrejtë nga anëtarësia në qytetet, fshatrat, lagjet e Shqipërisë, atje ku është realisht ekzistenca e Partisë Demokratike.

Sot nuk ka më asnjë vlerë e pushtet statutor e asnjë peshë politike as vetë kryetari i partisë e asnjë institucion apo aktor tjetër brenda asaj partie, për sa kohë tashmë është aktivizuar Kuvendi Kombëtar.

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike – ai me anëtarët e PD, jo tallavaja me socialistët e Doganave dhe Tatimeve – është me statut, me kod e zakon, maja e fuqisë dhe pushtetit vendimmarrës në atë parti.

Coli me Lolin (apo Edi me Lulin) nuk kanë parë gjë akoma dhe as që arrin t’ua rrokë mendja se me çfarë do të përballen nga kjo furi e demokratëve, patriotëve dhe të pa kapurve, të këtij vendi.

Coli me Lolin, nuk e kuptojnë dot se tek demokratët partia nuk është tek Kryetari por tek anëtarësia, tek ata që nuk i blen e nuk i shet dot Edi Rama, tek ata që nuk i marrin dot peng qarqet më të egra antishqiptare.

Sot ka një numër të pakët avokatësh të Lulzim Bashës dhe modelit të tij politik e moral. Megjithëse ata janë një pakicë krejt e vogël, përsëri ata janë qytetarë të këtij vendi, janë në të drejtën e tyre politike e shoqërore.

Askush nuk mundet t’i paragjykojë apo gjykojë ata për zgjedhjen e modelit politik e moral që kanë bërë.

Është pjesë e lirisë dhe së drejtës së tyre personale të njehsohen me modelin politik e moral të Lulzim Bashës.

Por një emër e kanë e do ta kenë gjithmonë. Atentatorë të së drejtave të barabarta, asgjesues të standarteve demokratike, tampon të mundësisë për alternimin e një pushteti të zhytur në korrupsion e skandale.

Tashmë ky shërbim i tyre po bëhet gjithnjë e më i pavlerë.

Sot, përcaktimin e modelit të Partisë Demokratike për betejën që përgatitet të nisë nesër, e kanë marrë në dorë shumica dërrmuese e asaj partie. Demokratët e dinë mirë se beteja e tyre nuk nis e mbaron në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit 2021.

Ai kuvend, do të jetë dhe do të mbetet historik, pikërisht për atë model që vendos e për atë betejë që nis. Kjo është beteja që nis nga një pjesë e kësaj shoqërie por që shkon në shërbim të gjithë shoqërisë. Kjo është beteja e njerëzve që prej 8 vitesh janë dhunuar në liritë dhe të drejtat e tyre më fondamentale. Qytetarëve që janë pushuar nga puna për bindjet e tyre politike.

Në Shqipëri kjo do të thotë të lësh pa bukë e pa ngrohje, pa strehim e pa mjekim, familjet e tyre. Demokratëve që janë arrestuar, burgosur e dhunuar birucave të policisë, pse dolën të protestojnë e të mos pranojnë hajninë e pushtetarëve.

Shqiptarëve që nuk ju hapet kurrfarë dere e nuk u jepet kurrfarë shërbimi publik, pasi konsiderohen kundërshtarë politik të Edi Ramës e rilindsve.

Lulzim Basha dhe avokatia e tij mund të mos i kenë patur këto probleme.

Madje mund të kenë pasur benefite, në administratë, biznese, punësime, premtime pushteti etj., por pikërisht këtu qëndron arsyeja e diferencës së madhe midis ekzistencës së një shumice dërrmuese që ka nisur betejën për ndryshim dhe një minorance pakice që reziston.

Demokratët e dinë mirë se nuk e kanë betejën vetëm me Lulzim Bashën por edhe me klanin mafioz të pushtetit dhe zgjatimet e tij, që ka marrë nën kontroll e nuk e lëshon vulën dhe disa institucione të partisë së tyre.

Ndaj beteja që ideohet dhe nis më 11 Dhjetor 2021, është beteja për Shqipërinë. S’ka atentat e atentator ta ndalë dot! Është shumica dërrmuese, fizike, shpirtërore e morale, qyteteve, fshatrave, rrugëve, shesheve të Shqipërisë, “o budalla” !

Etiketa: BashanishaniPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria po i frikëson bizneset në vend që t’i ndihmojë

18:58 : 19/07/2025
AKTUALITET

PD: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë me bekimin e Edi Ramës

12:11 : 19/07/2025
AKTUALITET

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

10:07 : 18/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama e shkatërroi Thethin se votuan PD-në në zgjedhje

12:57 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth, Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur

12:43 : 17/07/2025
Para

Të revoltuar, qytetarë kërkojnë dënim me vdekje për Çalamanin: Këtu s’ka shtet

TË GJITHA

Boks/ Usyk mbetet i pamposhtur, hedh ‘K.O’ Dubois dhe konfirmohet kampion i padiskutueshëm

08:19 : 20/07/2025

Teuta forcon sulmin, durrsakët prezantojnë futbollistin më të ri të skuadrës

08:08 : 20/07/2025

Emigracioni masiv dhe rënia e lindjeve, në Shqipëri po plaket edhe forca e punës

08:07 : 20/07/2025

Temperatura deri në 39°C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:00 : 20/07/2025

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com