• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA mbyll hetimin gjyqësor për Lindita Zigurin

16:30 : 18/11/2021
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit administroi si prova aktet e dërguara prej institucioneve dhe dokumentet e dorëzua nga subjekti në funksion të kërkesës së Komisionerit Publik për hetimin e aktivitetit tregëtar të bashkëshortit dhe vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor për prokuroren Lindita Ziguri Male.

Seanca publike në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA të enjten më 18 nëntor lidhur me procesin e rivlerësimit për prokuroren e Tiranës, Lindita Ziguri Male vijoi me njoftimin e përgjigjeve të dërguara në funksion të kërkesës së Komisionerit Publik, Florian Ballhysa për hetimin e aktivitetit privat të bashkëshortit të këtij subjekti rivlerësimi. Ziguri dorëzoi dokumente të reja, ndërsa Komisioneri Ballhysa paraqiti qëndrimin e tij mbi të gjitha aktet që u administruan si prova prej Kolegjit.

Në seancat parardhëse, Ballhysa konstatoi mungesë të hetimit të Komisionit të Pavarur të Kalifikimit, KPK mbi rrethanat e aktivitetit tregtar të bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit në periudhën 2005-2007; për huamarrjet e tij në vitet 1993 dhe 1994 dhe për një hua 5000 euro të marrë nga prokurorja Ziguri për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Gjithashtu, ai evidentoi se Komisioni nuk ka kryer rivlerësimin e çështjes në tërësi dhe kërkoi lënien në fuqi ose ndryshimin e vendimit të KPK për konfirmimin e prokurores Lindita Ziguri Male.

Kolegji e pranoi kërkesën e Komisionerit për hetimin e aktivitetit të bashkëshortit të subjektit, nëse Ziguri ka hetuar ndonjë prej shoqërive apo administratorëve me të cilët ai ka bashkëpunuar, si dhe për huadhënësit e bashkëshortit në vitet 1993-1994. Gjithashtu, u kërkua informacion edhe nëse bashkëshorti i prokurores ka pasur ndonë proces civil me këto subjekte, si dhe të tërhiqej dosja e plotë e tij nga Agjencia e Trajtimit të Kredive.

Lexo edhe:

Thellohet hetimi për “Eco-Elb”/ Sot dëshmojnë zyrtarë të 7 bashkive që menaxhojnë inceneratorin

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

Në qëndrimin e tij për provat e dërguara nga institucionet dhe ato të depozituara të enjten nga prokurorja Ziguri, Ballhysa konstatoi se administratori i shoqërisë ndërtuese kishte deklaruar se bashkëshorti i subjektit nuk kishte kryer asnjë investim dhe as nuk kishte përfituar diçka gjatë periudhës 2005. Ai ka sqaruar se bashkëshorti ishte tërhequr nga investimi dhe se nuk kishte kryer shitje apo të kishte përfituar prej tyre.

Po ashtu, nga përgjigja e Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se për periudhën 2014-2021 subjekti nuk ka hetuar shoqëritë dhe administratorët e tyre. Ballhysa konstatoi se kërkesa e Kolegjit kishte qenë për periudhën 2005 e në vijim, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës kishte dërguar informacion për periudhën 2014-2021.

Lidhur me mosdeklarimin e detyrimeve financiare të bashkëshortit, Komisioneri konstatoi se nga përgjigja e Agjencisë së Trajtimit të Kredive ka rezultuar një vendim gjyqësor i vitit 2002 për zëvendësim të debitorit, ku bashkëshortit i ishte ngarkuar detyrimi.

Prokurorja deklaroi se nuk kishte qenë në dijeni të këtij fakti, edhe pse gjyqtarin që kishte dhënë vendimin e kishte pasur fqinj. Ajo pretendoi se e ka mësuar këtë fakt gjatë procesit të rivlerësimit.

Relatorja Rezarta Schuetz e pyeti prokuroren Ziguri lidhur me faktin se bashkëshorti i saj rezultonte që në vitin 2017 të kishte qenë anëtar i këshillit mbikqyrës të shoqërisë me administrator personin që i ka kaluar kredinë me anë të vendimit 2002.

Ziguri këmbënguli se bashkëshorti nuk kishte pasur dijeni për vendimin e vitit 2002 dhe se gjithçka ishte punuar “prapa kurrizit”.

“Ai është mashtruar,” tha ajo dhe sqaroi se personi që kishte kaluar detyrimet kishte punuar fillimisht si shofer në shoqërinë e bashkëshortit, ndërsa më vonë kishte krijuar shoqërinë e tij të karburanteve.

“Bashkëshorti nuk e ka ditur kurrë për vendimin. Emri i tij është vendosur si anëtar i këshillit mbikëqyrës formalisht, pasi administratorit të asaj shoqërie nuk i pranonte askush ta vendoste emrin,” shpjegoi ajo dhe theksoi se nuk kishin pasur asnjë lloj përfitimi nga fakti se bashkëshorti rezultonte anëtar këshillit.

Ajp deklaroi se kishte dorëzuar në ILDKPKI dhe gjatë procesit të vetingut çdo lloj dokumenti që kishte gjetur në shtëpi. Ziguri sqaroi se bashkëshorti prej vitesh nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk i kujtohet gjithçka me detaje.

Për huanë 5000 euro të marrë prej prokurores nga daja i saj, Ballhysa tha se dokumentacioni i ri i dorëzuar nuk arrin të provojë mundësinë e krijimit të kësaj shume. Subjekti këmbënguli se vajza e dajës ka jetuar në atë periudhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se nuk duhet të konsiderohen shpenzimet e saj jetike. Ajo shtoi se kushërira kishte ndihmuar familjen financiarisht dhe shpjegoi se nuk kishte arritur të siguronte dokumentacion për hyrjet dhe daljet e saj në Shqipëri, pasi ishte kërkuar të ishte vetë personi në fjalë.

Në përfundim të seancës, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor dhe u kërkoi palëve të përgatisin konkluzionet përfundimtare për datën 2 dhjetor, ora 09:00. /BIRN/

Etiketa: hetimikpaziguri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Thellohet hetimi për “Eco-Elb”/ Sot dëshmojnë zyrtarë të 7 bashkive që menaxhojnë inceneratorin

08:21 : 27/06/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

08:20 : 27/06/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt

09:24 : 26/06/2025
AKTUALITET

Përfaqësuesi i SPAK në KPA: Të shkarkohet prokurori Genci Mane, u favorizua nga KPK

18:14 : 24/06/2025
AKTUALITET

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka

20:05 : 21/06/2025
AKTUALITET

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

12:11 : 20/06/2025
Para

Gjyqtari Jak Ndoka përballet me Vetting, ja flamujt e kuq në deklaratat e pasurisë

TË GJITHA

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

14:24 : 28/06/2025

Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatan Islamin: E gjeta në det, ka shumë dashni

14:24 : 28/06/2025

I riu theu postbllokun në Lezhë, policia qëllon me armë drejt tij

14:01 : 28/06/2025

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë e ish-burrit me letra false

13:46 : 28/06/2025

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

13:35 : 28/06/2025

Aksident në Vlorë, plagoset një motoçiklist

13:07 : 28/06/2025

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:03 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com