“Klodian Çalamani më ka përdhunuar gruan”. Deklarata u bë këtë të Mërkurë nga një fqinj i 38-vjeçarit, të arrestuar për vrasjen e një fëmijë 10-vjeç.
“Nuk ka diskutim tjetër, ai vetëm varje ka. Me këtë gjest që bëri ai vetëm varje do. Të tëra të këqijat i ka. E kam çunin e mikut. Ka qenë problematik, i ka të tërë të këqijat, kurvar, hajdut, siç ka qenë i ati është dhe i biri. E kemi përzënë nga shtëpia, bile e kam çuar dhe në polici. Te shtëpia, donte të përdhunonte gruan time. Më përdhunoi gruan. Ai është kriminel i paparë”, tha për gazetarët këtë të Mërkurë për gazetarët.
Klodian Çalamani u arrestua ditën e djeshme pasi në oborrin e banesës së tij ku jetonte i vetëm, u gjet i mbuluar me baltë trupi i pajetë i një 8-vjeçari, që ishte denoncuar më herët gjatë ditës si i zhdukur nga e ëma.
Çalamani nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi 15 vjet më parë, në vitin 2006, në bashkëpunim me Florian Vasiun, morën dhe torturuan një vajzë 16-vjeçare po nga fshati Gërçali i Fierit. Për ngjarjen, Çalamani u dënua nga gjykata me 4 vite heqje lirie.
Familjarët e 8-vjeçarit kanë hapur dyer e mortit, ndërkohë që këtë të Mërkurë, fëmija përcillet për në banesën e fundit.
Kryeministri Edi Rama foli për ngjarjen ditën e sotme. Në një deklaratë për gazetarët, kreu i qeverisë tha se dënimi me vdekje nuk nuk i bën të paevitueshme ngjarjet si ajo e Fierit.
“Ai ishte një kalama i vogël lozte me fëmijët tanë me biçikleta atje. Ndihemi të pasigurt. Unë kam nip vetë, ikën në shkollë…”, u shpreh një tjetër banor.
“Nga shteti kërkojmë vetëm varje. S’ka ligje. Apeli im më i madh është ma nxirr aty në mes të Fierit ma var, asgjë tjetër. Ky është apeli i fundit. Shteti do ta marrë, do ta nxjerrë prapë. Unë nuk di gjë për motivin”, tha daja i viktimës Nikolin Braja për gazetarët, me lot në sy e mjekrën që i dridhej.