Horrori në Fier/ Klodian Çalamani i rikthehet zanatit të vjetër, vret dhe rrëmben fëmijë! Ja krimi që bëri në 2006-n

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gërçali të Fierit, pasi një 38-vjeçar fillimisht ka rrëmbyer dhe ka mbajtur peng fqinjin e tij 8-vjeçar dhe më pas e ka groposur.

Autori i kësaj ngjarjeje horror është identifikuar si Klodian Çalamani.

Çalamani nuk është një emër i panjohur pë drejtësinë, pasi 15 vjet më parë, në vitin 2006 në bashkëpunim me Florian Vasiun, morën dhe toruturuan një vajzë 16-vjeçare po nga fshati Gërçali i Fierit.

Në vitin 2012 pas kapjes së autorit të dytë të ngjarjes Florian Vasiu, e reja 22-vjeçare në atë kohë do të rrëfente tmerrin që kishte përjetuar gjatë 6 viteve më parë, ndërsa ishte rrëmbyer dhe torturuar nga Vasiu dhe Çalamani, ky i fundit ishte dënuar nga gjykata me 4 vite heqje lirie.

Çfarë dëshmoi në atë kohë e mitura në gjykatë:

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues është njohur edhe me dëshminë rrëqethëse të të dëmtuarës, që ka shpjeguar gjithë dhunën fizike e psikologjike të ushtruar mbi të nga fqinjët e saj. E pyetur në cilësinë e dëshmitares, kallëzuesja N.R. ka deklaruar atëherë para hetuesve dhe trupës gjykuese se i njihte të dy të pandehurit, pasi banonin në të njëjtën lagje. Sipas saj, i pandehuri Florian Vasiu, disa herë i ka kërkuar numrin e telefonit dëshmitares që të flisnin, por ajo ka refuzuar. Sipas saj, Floriani e ka gjetur numrin dhe i ka telefonuar disa herë, por ajo nuk i është përgjigjur kur ka mësuar se kush ishte telefonuesi. Dy ditë para ngjarjes, Florian Vasiu ka shkuar në shkollën e mesme “Perikli Ikonomi” në Fier, në të cilën mësonte e dëmtuara, ku ajo e ka parë edhe herë të tjera, ndonëse i pandehuri nuk ishte nxënës i asaj shkolle. Floriani e ka ndaluar te porta e shkollës dhe i ka shprehur dëshirën se donte të pinte një kafe me të, por ajo nuk ka pranuar. Dëshmitarja sqaron se ajo nuk i ka treguar Florianit që në të njëjtën kohë kishte një lidhje dashurie me E.N. nga Fieri, i cili i ndodhur rastësisht aty e ka parë këtë ngjarje. Për faktin që Floriani e kishte ngacmuar, e dëmtuara i ka treguar nënës së saj dhe më pas e ka takuar vetë të atin e Florianit, të cilit i ka kërkuar që djali i tij të mos e shqetësonte. Babai i Florianit i ka thënë që ajo të shkonte pa merak. Në datën 09.05.2006, dëshmitarja ka deklaruar se ka takuar në rrugë E. Çalamanin, motrën e të dënuarit Klodian, e cila kishte një muaj që kishte ardhur nga Maqedonia ku edhe ishte martuar. E. Çalamani i ka kërkuar që të shkojnë bashkë në dyqan për të blerë disa gjëra për fëmijën e saj të vogël. Dëshmitarja ka hezituar, pasi ka qenë veshur siç ka dalë nga shtëpia dhe me këpucët e babait të saj. Por E. Çalamani ka këmbëngulur duke i thënë që të shkonin në shtëpinë e saj që t?i jepte një palë shapka dhe të shkonin te dyqani. Dëshmitarja ka pranuar dhe kur ka hyrë në oborrin e shtëpisë së E. Çalamanit, që është edhe shtëpia e Klodianit, i ka kërkuar fqinjës më të madhe në moshë, se ku ishin shapkat. Por kjo e fundit i ka thënë se do t?i tregonte diçka dhe i ka nxjerrë një fletore, në të cilën vëllai i E. Çalamanit, B. Çalamani, kishte shkruar me ndjenjë në drejtim të së dëmtuarës N.R. Në këto moment, dëshmitarja ka shpjeguar se ka parë Klodianin që i ka ardhur nga pas me një biçak në dorë, i cili gjatë kësaj kohe ka qenë i fshehur përbri derës së shtëpisë. Adoleshentja e frikësuar nga paraqitja e befasishme e Klodianit me biçak në dorë, i ka kërkuar ujë Elsës, pasi nuk ndihej mirë dhe kjo e fundit e ka ftuar brenda shtëpisë që të qetësohej. E para ka hyrë E. Çalamani, më pas e dëmtuara dhe në fund Klodiani. Kur dera ishte gjysmë e mbyllur dëshmitarja ka parë pas saj të fshehur fqinjin tjetër, Florian Vasiu. Në moment ajo ka reaguar duke i thënë E. Çalamanit se nuk kishte punë aty dhe është ngritur për të ikur. Por, sapo ka bërë dy hapa për të dalë nga dhoma, Floriani apo Klodiani, (këtë dëshmitarja nuk e ka saktësuar dot), e ka shtyrë mbrapsht. E. Çalamani është larguar nga dhoma, ndërsa dëshmitarja i është drejtuar dy të pandehurve me fjalët: “Ç?ju kam bërë, çfarë problem keni me mua?!” Ajo ka tentuar sërish të dalë, por Klodiani i është përgjigjur se ajo nuk do të ikte nga aty dhe e ka shtrënguar me njërën dorë në fyt. Floriani e ka kapur për flokësh dhe e ka përplasur në mur me forcë. Sipas dëshmitares, dy të dënuarit e sipërcituar e qëllonin me pëllëmbë në fytyrë dhe me shkelma në kurriz, herë njëri e herë tjetri, si edhe të dy bashkë, këto veprime i shoqëronin me fjalët: -“Kë na ke vënë ti ne për të na rrahur? Ndërkohë shanin me fjalë të rënda”. Ajo ka shpjeguar se ka tentuar disa herë të largohej, por dera ishte e mbyllur dhe nuk kishte nga të dilte, pasi dy fqinjët nuk e linin dhe nuk mund të bërtiste, pasi Klodiani i mbante dorën te goja. Pasi i pandehuri Florian e ka shtyrë dëshmitaren, për pasojë ajo është gjendur në krevatin e mesit të dhomës. Në këtë kohë i pandehuri Florian i ka thënë Klodianit: “Lëre se do ikim se vjen policia”. Por Klodiani ka marrë një shishe birrë dhe e ka qëlluar drejt e në kokë Nertilën, e cila ka arritur të ulë kokën dhe e ka shmangur goditjen. Sipas dëshmitares, pas kësaj Klodiani ka marrë copat e qelqeve dhe ka çarë trupin e tij e fytyrën, fakt që është përputhur edhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes. E mitura ka pohuar se asnjë prej agresorëve nuk e ka ngacmuar seksualisht dhe nuk ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Por i pandehuri Klodian Çalamani i ka thënë se donte t?i linte një shenjë te gjokset duke e prerë me biçak, por pa e ndërmarrë këtë veprim. Në këtë kohë në dhomë ka hyrë L. Vasiu, vëllai i Florianit, i cili u ka thënë dy të dënuarve që ta lënë të ikë vajzën. Por Klodiani nuk e ka lëshuar duke e tërhequr nga bluza. Në këtë kohë që Klodiani e mbante shtrënguar nga bluza dëshmitarja shpjegon se ka lëvizur trupin dhe i kanë dalë të dyja bluzat nga trupi. Si pasojë ajo i ka ikur nga duart Klodianit, ndonëse ka mbetur e veshur sipër vetëm me të brendshme dhe me tuta. Sipas prokurorisë, edhe ky fakt është harmonizuar nga këqyrja e vendit të ngjarjes të asaj dite, kur në shtëpinë e Klodianit janë gjetur dy bluzat e përshkruara nga e dëmtuara, në të cilat janë gjetur një tufë flokësh me ngjyrë kafe e hapur që i përkisnin adoleshentes, të cilat tregojnë edhe ushtrimin e dhunës fizike. Ajo ka deklaruar se nuk e dinte shkakun e dhunës që po i ushtronin dy fqinjët, por ka shtuar se kur ata i kanë thënë se kë kishte futur për t’i rrahur, ka menduar se ndoshta i dashuri i saj mund t?i kishte parë ndërsa e kishin bezdisur dhe ishte grindur me ta.

LEXO EDHE  ‘Tetë burra me thika e sopatë’/ Dëshmitarët flasin për vr*sjen e shqiptarit në ‘shtëpinë e barit’ në Angli