Publikimi i videos me fjalorin banal/ Rama i përgjigjet Bashës me mburrje: Më thuaj një burrë që nuk flet ashtu

Kryeministri Edi Rama komentoi në Kuvend përgjimin të cilin kreu i PD-së Lulzim Basha e bëri publik gjatë fjalës së tij.

Rama u shpreh se ai është një komunikim privat dhe e konsideroi një veprim të ulët të kryedemokratit Basha, duke shtuar se u tregua i papërgjegjshëm.

Rama po ashtu tha se Basha është thjesht një kopje, dhe se kërkon që të hyjë në zemrat e shqiptarëve, por këtë gjë nuk do të arrijë do ta realizojë.

Zonja Tabaku deklaratën e ka bërë në tetor të 2018 Lulzim, se the po punon fort të më rrëzosh mua. Minimumi i punës që bën një drejtues se të të them lider i bie të shpërdoroj konceptin është se përgatitet para se të flasë dhe nuk rri në kafe duke zgjatur veshin nga njëra anë apo nga ana tjetër. Ti kërkon të hysh të hysh në zemrat e shqiptarëve, por aty nuk mundesh të hysh. Shqiptarët e kanë politikën sport kombëtar dhe në këtë lloj sporti i ndjejnë lojtarët me hundë. Askund nuk po paguhet Beccheti Lulzim. Fole për një tjetër që po paguhet arbitrazh, por si mund të dalë një drejtues e ë shprehet thonë se…Po këtë kush ta tha? Por ti kaq mban edhe ato që ti thonë aty të bien rrugës dhe del këtu rrotullon pllakën e gramafonit. për tu kthyer tek arsyeja pse u krijua kjo…Erdhe këtu fole për një usta dhe ma referove mua, por ai është ustai yt dhe ti je thjesht një çirak i tij. Po të jetë punë për të zgjedhur midis dy të këqijave njerëzit zgjedhin origjinalin dhe jo kopjen. Ajo që bërë këtu ndryshonte vetëm zëri, për mua që ju shoh nga mbrapa ndryshonte vetëm statura, por ti the fjalori sadist apo kriminelët më të cilën ke ngrënë janë në dhe, apo merr qetësues para se të vij në sallë., ku e din ti? E ke dëgjuar nga ustai… Pra njësoj si ustai, por me një ndryshim ti nuk je as kopje, je një njeri që ke marrë përsipër të bësh atë që as nuk të takon dhe as nuk ka lidhje me gjithë historinë tënde…Nuk ka të bëjë as me formimin tënd në Holandë. Ti ke qëndruar me mua Lulzim 6 orë të kam dhunuar gjë unë ty, kemi kaluar shumë mirë…Çfarë të bëra unë ty? Meqë ti e di që kush rri afër meje 50 cm dhunohet, tani ti o ty unë të kam dhunuar, se një popull duhet ta dijë, ose duhet ti thërrasësh mendjes së këtë ta ka thënë ustai. Pra Lulzim unë atë e kam pasur përballë 30 vjet dhe e njoh shumë mirë dhe kopjen e tij njoh shumë mirë. Më dëshpëron…Tani të kthehem tej ajo që the harrove që parlamentin e ndjekin të gjitha moshat the ‘si një fëmijë që sheh porno’, i harrove gratë këtu. Nëse këtu ka një burrë që të çohet e të më thotë që asnjëherë në jetën e tij në një komunikim privat me një burrë nuk i ka shkarë gjuha, nuk di çtë them. Ti nxjerr këtu atë përgjim të një komunikimi privat, ndërsa unë këtu flas për komunikim publik. Nëse ti ke arritur të mos humbësh toruan je krejt unikal i papërsëritshëm. Pa pikën e përgjegjësisë dhe pa pikën e turpit vë në mikrofon një përgjim të një komunikimi privat duke treguar se sa jua prek ndjenjat gjithëve. Ti je thjesht shëmbëlltyra e krijuar nga ustai dhe po nuk u ndave  nga ajo rrugë”, tha Rama.

LEXO EDHE  Gazetarët e pyesin për vr*sjen e Klodian Rashës, Ministrja e Ramës nuk kuptohet për çfarë flet (Video)