• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në çështjen e Sokol Ngresit

14:18 : 16/11/2021
në AKTUALITET, VETTING

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u qëndroi shkaqeve të ngritura në ankim për pasurinë dhe kërkoi shkarkimin e gjyqtarit Sokol Ngresi, ndërsa ky i fundit pretendoi se kishte sqaruar çdo pikëpyetje për pasurinë.

Seanca e së martës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi nisi me një lajm nga biznesmeni Flamur Kadëna, i cili ka njoftuar se kishte kallëzuar ekspertët që i vlerësuan si të falsifikuara dokumentet e dorëzuara prej tij.

Komisioneri Florian Ballhysa sqaroi se Kadëna kishte dorëzuar kallëzimin penal të kryer në SPAK ku pretendohet se subjekti ka bashkëpunuar me ekspertët, si dhe një akt ekspertim privat, përmes së cilit pretendonte se nënshkrimet ishin të Ngresit.

Ballysa theksoi se denoncimet nuk kanë qenë pjesë e kërkimeve të tij në ankim dhe e la në çmim të Kolegjit që të vlerësonte nëse do të shqyrtoheshin aktet e reja të dorëzuara nga Kadëna. Ndërkohë, Ngresi e cilësoi veprimin e Kadënës si një “energji të pashtreshme armiqësore”.

Pasi u tërhoq, Kolegji i konsideroi aktet pa ndikim në shqyrtimin e çështjes dhe u vendos të vazhdohet me paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

Nadir Çausholli, akuza për mashtrim 700 mijë euro. Gjyqtari Hazbi Balliu: Paguaj 40 mijë euro dhe je në rregull

Komisioneri Ballhysa u qëndroi shkaqeve të ankimit duke kërkuar shkarkimin e gjyqtarit Sokol Ngresi. Ai deklaroi se subjekti nuk ka deklaruar kursimet cash para fillimit të detyrës dhe për rrjedhojë, nuk arrin të justifikojë burimet financiare të ligjshme që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti të porositur në vitin 2012 dhe të blerë në vitin 2015.

Ballhysa argumenton se Ngresi nuk ka deklaruar gjendje cash në vitin 2003 dhe as në vitin 2009 kur është rikthyer në detyrën e gjyqtarit pas shkarkimit në 2008-ën. Për një gjendje cash në shumën 18 mijë euro të deklaruar në vitin 2004, Komisioneri konstaton pasaktësi pasi Ngresi kishte dhënë shpjegime kontradiktore, kur një herë ka sqaruar se e zotëronte këtë shumë së bashku me bashkëshorten dhe më vonë ka këmbëngulur se gjysma u përkiste prindërve të tij.

Po ashtu, Ballhysa konstaton se Ngresi nuk ka provuar kthimin e një shume 17 mijë euro për shkak të revokimit të një kontrate me një shoqëri ndërtuese në vitin 2007, për të cilën subjekti pretendon se ka shërbyer për blerjen e apartamentit.

“Subjekti i vlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm, si dhe ka mungsë financiare për blerjen e apartamentit”, pohoi Ballhysa.

Gjyqtari Ngresi e cilësoi të drejtë vendimin e Komisionit për konfirmimin e tij në detyrë. Ai pretendoi fillimisht se ankimi është kryer jashtë afatit ligjor. Ngresi pretendoi se legjislacioni parashikon kryerjen e ankimit nga Komisionerët Publikë 15 ditë nga dita e marrjes së njoftimit. Subjekti këmbënguli se në përllogaritje duhet të përfshihet edhe dita kur Komisionerit i është njoftuar vendimi i Komisionit dhe e cilësoi jashtë afateve ankimin e kryer.

Në vijim ai u ndal në konstatimet e Komisionerit për deklarime të pasakta të kursimeve. Ngresi pretendoi se nuk kishte deklaruar kursime cash kur kishte filluar detyrën, pasi nuk kishte rubrika për pasqyrimin e tyre. Ai deklaroi se deri në vitin 2012 deklarimet i kishte kryer bazuar në formatin e deklarimit që dërgohej fizikisht nga ILDKPKI. Për të mbrojtur këtë pretendim, ai deklaroi se kishte dorëzuar si prova fletoret zyrtare ku jepeshin sqarime lidhur me formularët e deklarimit.

Për mungesën e dokumentacionit për revokimin e kontratës së porosisë, Ngresi sqaroi se deklarimin e vitit 2007 e kishte dorëzuar në vitin 2008 kur ishte shkarkuar. Sipas subjektit, në atë periudhë nuk ishte praktikë që të formalizohej kontrata e revokimit.

Lidhur me kursimet cash në shumën 18 mijë euro të deklaruara në vitin 2004, Ngresi theksoi se kishte arritur të provonte para Komisionit se prindërit kishin pasur mundësi për krijimin e gjysmës së kësaj vlere. Ai e konsideroi të padrejtë konstatimin e Komisionerit se gjithë vlera e 18 mijë euro ishte deklaruar si e tij dhe se nuk kishte mundësi financiare për krjimin e këtij kursimi.

Mosdeklarimin e pagesës së dy kësteve për apartamentin në vitin 2015, Ngresi i konsideroi si harresë dhe u shpreh se kishte aritur të provonte kryerjen e tyre me anë të manadat pagesave dhe deklarimit të administratorit të shoqërisë ndërtuese.

“Çmoj se hetimi i KPK për këtë pasuri është i thellë, i plotë dhe transparent. Për të gjithë konstatimet e Komisionerit Publik kam dhënë përgjigje të plota dhe të sakta. Qëllimi im është transparenca,” përfundoi konkluzionet e tij gjyqtari Sokol Ngresi.

Kolegji vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor dhe shtyu seancën për shpalljen e vendimit më datë 24 nëntor, ora 15:00. /BIRN/

Etiketa: gjyqtarkpaNgresi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

13:11 : 07/11/2025
AKTUALITET

Nadir Çausholli, akuza për mashtrim 700 mijë euro. Gjyqtari Hazbi Balliu: Paguaj 40 mijë euro dhe je në rregull

14:29 : 06/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Hektor Sinanaj

22:19 : 04/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

10:48 : 04/11/2025
AKTUALITET

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë nën hetim nga SPAK, favorizoi një grup kriminal

09:00 : 04/11/2025
AKTUALITET

KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Laurent Fuçia, pas përfundimit të trajnimit njëvjeçar

19:48 : 01/11/2025
Para
Foto: Instagram

Rita Lati befason me deklaratën: Do martohem unë para, pastaj Roza

TË GJITHA

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

10:54 : 08/11/2025

I dënuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Anglia, Mikel Hoxha

10:37 : 08/11/2025

Aksident i rëndë në Lezhë, humbin jetën 2 persona

10:24 : 08/11/2025

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025

Tabaku: Rritja e pagave e pamjaftueshme, qytetarët përballen me çmime të larta dhe varfëri

09:47 : 08/11/2025

Furnizonte grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet takstisti në Tiranë (EMRI)

09:37 : 08/11/2025

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

09:26 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com