Zgjidhet Drejtori i ri i RTSH-së

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik zgjodhi të Hënën drejtorin e ri të përgjithshëm të RTSH-së. Raportohet se votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues, me tre të pestat e votave u zgjodh fitues Enkelejdi Joti.

Lajmin e njoftoi vetë RTSH.

“Enkelejdi Joti siguroi sipas ligjit shumicën e cilësuar të votave nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues që kryen këtë të Hënë proceduren statutuore të zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit mediatik më të madh të vendit. Vendimi i Këshillit Drejtues erdhi pasi më herët u dëgjuan në seance publike katër kandidatët që ishin paraqitur si pretendente për këtë detyrë publike.

Kandidatët paraqiten para anëtarëve të Këshillit Drejtues në mënyrë të detajur platformat e tyre, ku përshkruheshin objektivat dhe strategjitë e tyre për drejtimin e Televizionit Publik.  Kandidatët në garë ishin zoti Enkelejdi Joti, zonja Iris Luarasi, zonja Mimoza Haxhiaj dhe zonja Laureta Roshi.

Në mbledhjen e këshillit, anëtarët e tij u drejtuan pyetje secilit prej kandidatëve që hynë në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Procedura e zgjedhjes së drejtorit të ri të përgjithshëm u monitorua nga komisioni ad-hoc i ngritur për këtë qëllim dhe respektoi gjithë procedurat që parashikon statuti i Radio Televizionit Publik”, thuhet më tej në raportim.

LEXO EDHE  Kryente marrëdhënie me mbesën e tij, Gjykata e Durrësit merr vendimin për 50-vjeçarin

Enkelejdi Joti rezulton ende edhe Drejtor i QSUT-së, referuar të dhënave zyrtare të vetë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Enkelejdi Joti (djathtas)