Kush ishte Sheiku që votoi për zgjedhjet lokale në Kosovë? Surprizat e tjera!

Një Sheik dhe një 100-vjeçare mes votuesve në Kosovë. 100 vjeçarja Begishe Sylejmani ka votuar në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan, shkollën “Thimi Mitko”, ku kërkoi punësim të të rinjve.

“I bona 100 vjet edhe prita të votojë. Dola me u bo më mirë inshallah, inshallah bëhet më mirë. Më mirë të bëhet diçka, edhe për të rinjtë më mirë”, tha ajo.

Kërkesë të njëjtë ka edhe djali i saj, Naser Sylejmani i cili thotë se udhëheqësi i ri duhet të ketë prioritet qytetarët, raporton kosovapress.

“Edhe në këto zgjedhje në balotazh presim të shkojnë zgjedhjet më së miri dhe të fitojë më i miri. Edhe lus Zotin që cili do kandidat që fiton ose Haziri ose Hyseni, ju kisha lut që të punojnë për mirëqenie, e kemi përgjegjësi të votojmë. Por edhe ata të punojnë për rininë”, shprehet ai.

LEXO EDHE  Ekzekutimi i Pashko Ujkës, dyshime se autori e mbajti në vëzhgim për disa ditë

Xhavit Ahmeti, banor i fshatit Bresanë i njohur si “Sheiku i Opojës” ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.

Ai u bë viral në rrjet nga një storie televizive. Ahmeti u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e këtij procesi në fshatin e tij.

“I përshëndes shumë qytetarët qe më duan, uroj të gjitha opojalitë të votojnë. E përshëndes gjithë Opojën e gjithë Kosovën”, tha ndër të tjera Ahmeti.