Basha: Nuk ka pasur marrëveshje e as besë mes meje dhe Sali Berishës, që të shkelmonim sakrificën e demokratëve

Kreu i PD Lulzim Basha ka postuar një video të shkëputur nga intervista e dhënë pak ditë më parë, ku shprehet se nuk ka patur kurrë një besë midis tijë dhe Sali Berishës për t’i rënë me shkelm sakrificës së demokratëve.

Basha shprehet se besë prerja është një nga sulmet më të ulëta që është bërë në këto 2 muaj nga Sali Berisha.

Postimi i Bashës:

Të vetmen besë që kam lidhur me Sali Berishën, që ditën e parë që i kemi dhënë dorën njëri-tjetrit kur kam qenë vetëm 17 vjeç, ishte për angazhimin dhe përkushtimin tim pa asnjë kusht për demokracinë, për Partinë Demokratike, për demokratët, për Shqipërinë 🇦🇱. E njëjta besë ka qenë edhe në 2005, kur u angazhova me gjithë forcat e mia për fitoren e Partisë Demokratike, e më pas për përmbushjen e projekteve që ndryshuan njëherë e përgjithmonë Shqipërinë, të cilat i rikthyen dinjitetin shqiptarëve. Kurrë nuk ka pasur marrëveshje e as besë mes meje dhe Sali Berishës, që të shkelmonim sakrificën e demokratëve, për të mbrojtur njëri-tjetrin nëse cënoheshin interesat personale. Që pas 9 shtatorit gjithkush është shtangur nga etiketimet që Sali Berisha ka bërë ndaj meje. Natyrisht unë nuk kam ndërmend të shkel mbi vitet e bashkëpunimit me të, në të mirë të shqiptarëve dhe Shqipërisë 🇦🇱. Besa ime është për ta dhe për çdo demokrat, siç ka qenë ditën e parë.

LEXO EDHE  Kuvendi i 11 Dhjetorit/ PD e Fierit publikon emra e delegatëve: Firmosën 88.6 përqind