“Shumë plak e ke marrë burrin”, Adelina Tahiri ‘shpërthen’ e revoltuar ndaj ndjekëses (Foto)

Foto: Instagram

Këngëtarja Adelina Tahiri është prej disa vitesh e martuar me avokatin Serjozha Markov dhe çifti ka edhe një djalë që e kanë quajtur Joni.

Së fundmi, Adelina ka zbuluar se kanë kaluar plot 9 vite që kur është lidhur Serjozhan.

Një ndjekës e ka pyetur këngëtaren pse jeton vetëm në Vjenë, pa bashkëshortin.

“Pse jetoj! Sepse kemi një pjesë të jetës këtu në Vjenë, një pjesë në Shkup! Sikur dhe shumë njerëz që jetojnë. Pa burrin, sepse ai është shumë i obliguar me punë këtë periudhë dhe është e pamundur të jetë me ne”– ka thënë Adelina.

LEXO EDHE  Antonela zbuloi se arsyeja e zënkës me Arjolën është Atdheu i "Për'puthen"/ Reagon ish-konkurrenti, ja kë mbështet ai

Një tjetër ndjekës i shkruante se bashkëshorti i saj ishte shumë plak dhe i thoshte të mos e nxjerrë në foto. Adelina e revoltuar tha se nuk është martuar që burri i saj t’i pëlqejë dikujt tjetër, por u martua sepse e donte.

“Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve! Realisht nuk meritojnë vëmendje. Po duhet ta them: Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e deshta! Shumë e thjesht. Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!”- është përgjigjur Adelina.