• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mali i Zi e ka shpallur non-grata”, akuza të rënda për djalin e Vuçiç: Është i lidhur me një klan kriminal

15:50 : 08/11/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, RAJONI

Danilo Vuçiç, djali i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka qenë person i padëshirueshëm për shtetin e Malit të Zi.

Media opozitare serbe “Nova”, dje raportoi se dyshohet që të atij i ishte ndaluar hyrja në shtetin malazez për shkak të lidhjeve me një klan kriminal.

“Danilo Vuçiçi u shpall person me interes për sigurinë për shkak të afërsisë së tij me një klan kriminal që vepron si në Mal të Zi ashtu edhe në Serbi. Disa herë në publik janë shfaqur pamjet ku Danilo Vuçiçi ka qenë në shoqërinë e disa anëtarëve të atij klani dhe këtë e kanë parë jo vetëm qytetarët, por edhe shërbimet e sigurisë dhe për këtë është vendosur që Danilo Vuçiçi të futet në këtë listë të personave të cilëve u është ndaluar hyrja për masë paraprake në atë vend”, ka thënë një burim i mirëinformuar i “Nova”-s nga Mali i Zi.

Por, për këtë, krerët e shtetit serb kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, në një prononcim për televizionin serb “Pink”, tha sot se nuk ka pasur informacione se Danilo Vuçiçit i ishte ndaluar hyrja në Mal të Zi.

Ajo madje tha se mund të konfirmojë që as presidenti serb nuk e ka pasur këtë informacion. “Kurrë nuk kam pasur asnjë lloj informacioni zyrtar për gjëra të tilla dhe e di që as presidenti Vuçiç nuk ka pranuar informacione të tilla, që është vërtetë e pabesueshme”, tha ajo.

Lexo edhe:

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

“Tete Albania” nën akuzë/ Minatorët e Spaçit në protestë prej ditësh, shkelje dhe mungesë sigurie në galeri

Kryeministrja, që shpesh shndërrohet në mbrojtëse dhe zëdhënëse të Vuçiçit, ka thënë se në mediat serbe po bëhen “sulme të rënda” ndaj presidentit dhe qeverisë serbe.

“Ajo që po i bëhet presidentit Vuçiç me sulme ndaj familjes së tij, nuk ka kurrfarë lidhje me Danilon, është sulm direkt ndaj presidentit Vuçiç”, tha ajo.

“Sulmet bëhen drejtpërdrejt nga mediat në pronësi të Dragan Sholakut dhe Dragan Gjilasit, dhe kjo është fushata më e ndyrë që kemi parë ndonjëherë dhe sapo ka filluar”, u shpreh Bërnabiç.

Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dje deklaroi se nuk ka qenë në dijeni se djalit të tij, Danilos, i ishte ndaluar hyrja në Mal të Zi, e as që ka pranuar njoftim zyrtar për këtë.

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi ka bërë të ditur dje se lista e të huajve të cilëve u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, është rishikuar dhe prej saj janë hequr 18 persona, përfshirë Danilo Vuçiçin.

Presidenti i Serbisë ka mohuar pretendimet e disa mediave se djalit të tij i është ndaluar hyrja në shtetin fqinj për shkak të afërsisë me një klan kriminal që vepron si në Mal të Zi ashtu edhe në Serbi.

“Nuk jam informuar se nuk është lejuar të hyjë. As ai dhe as unë nuk morëm kurrë një shpjegim zyrtar. Ju dëshironi të thoni se nuk trillim i pastër, se, siç shkruajnë disa media, është për shkak të lidhjes me një grup kriminal, mirë, nuk është kështu. Është e mundur që për shkak se ka marrë pjesë dy herë në liturgji në Mal të Zi, ose dikush ka dashur të tregojë ‘si do ta trajtojnë presidentin e Serbisë’”, tha Vuçiçi në konferencën e djeshme për media./Zëri

Etiketa: akuzamali i ziVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

“Tete Albania” nën akuzë/ Minatorët e Spaçit në protestë prej ditësh, shkelje dhe mungesë sigurie në galeri

21:26 : 24/10/2025
AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

“Numrin ia mora mikut tonë të përbashkët Vuçiç”, Noka zbardh mesazhin e Ramës për Sinisha Mihajloviç

12:28 : 16/10/2025
RAJONI

REL: Dronë në qiell, tension në tokë

11:51 : 14/10/2025
RAJONI

Shqipëria i mundi në Serbi, Vuçiç: S’më zuri gjumi nga zemërimi, u pendova që nuk shkova në stadium

16:39 : 12/10/2025
Para

Superiorja/ Mbyllet sfida Egnatia-Vllaznia, në Rrogozhinë ndahen në “paqe”

TË GJITHA

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

19:21 : 25/10/2025

“A e ke pas dashnore Zanën”/ Si nisi sherri mes babait dhe djalit që përfundoi në tragjedi në Shkodër

19:12 : 25/10/2025

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

18:50 : 25/10/2025

U kap me drogë në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

18:42 : 25/10/2025

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

18:12 : 25/10/2025

Inxhinjeri humbi jetën në kantier, të afërmit: Punonte për ‘Alb Building’, nuk ka asnjë siguri në punë

17:52 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com