• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekzekutimi i biznesmenit, Ruzhdi Hoxha u qëllua me dy plumba. Detajet e plota

09:59 : 07/11/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i pajetë rreth dy javë pasi familja e tij kishte humbur kontaktet, është ekzekutuar me dy plumba.

Trupi i pajetë i biznesmenit të inerteve, u gjet pas Malit të Dajtit, ndërsa policia arrestoi Fredi Rrushin si autorin e dyshuar të krimit.

I arrestuari mësohet se ishte një nga miqtë e viktimës.

Nga raportimet mësohet se Hoxha është qëlluar me dy plumba, një në gjoks dhe tjetri në qafë, ndërsa në trupin e tij janë evidentuar shenja dhune, por nuk dihet nëse ato janë shkaktuar nga hedhja e trupit në greminë, atje ku edhe u gjet.

Rrethanat e vrasjes se tij janë ende te paqarta, ndërsa autori pritet të përballet me Gjykatën ku do t´i caktohet edhe masa e sigurisë.

Lexo edhe:

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

Trupi i pajetë i biznesmenit Hoxha u gjet i mbuluar me disa gurë. Fakti se trupi kishte nisur të dekompozohej i ka bërë hetuesit të dyshojnë se ai është ekzekutuar ditën që u raportua si i zhdukur, pra rreth 17 ditë më parë.

Nga raportimet mësohet se policia shoqëroi fillimisht Fredi Rrushin, i cili sipas disa dëshmive të mbledhura ishte personi i fundit që ishte takuar me viktimën. Mësohet se Rrushi para uniformave të policisë deklaroi se biznesmenin e kishte takuar mbrëmjen e datës 22 Tetor. Ky fakt konfirmohet edhe nga dëshmia e E.T, një shok tjetër me të cilin viktima ishte takuar para se të kontaktonte Ruzhdi Hoxhën.

“Rreth orës 23: 00 aty ka ardhur një automjet tip Passat , targat nuk i mbaj mend, ngjyrë gri e errët, në të cilin ishin 3 persona, të cilët nuk i njoh, emrat e të cilëve i kam mësuar kur së bashku me familjarët e Ruzhdiut po interesoheshin se ku ishte. Shtetasit në makinë ishin K.I , A.S dhe Fredi Rrushi. Pasi ka ardhur kjo makina me këto persona, Ruzhdiu hipi me ta në vend të parë, duke me thënë të shkoja në shtëpi se ai po dilte me shokët e tij” ka thënë në polici E.T, mik i familjes së Ruzhdi Hoxhës.

I akuzuari për vrasjen, Fredi Rrushi, ka pohuar para policisë se pasi kishin pirë disa birra bashkë me Ruzhdi Hoxhën, e kishte lënë biznesmenin e zhdukur në zonën e njohur si “Treshi” në Tiranë. Pas kësaj nuk kishte pasur asnjë kontakt me të.

Një detaj shtesë ia kishte pohuar djalit të viktimës, Saimirit, i cili interesohej në telefon për fatin e të atit.

“Unë kam marrë në telefon Fredi Rrushin dhe i kërkova takim për të pyetur se ku është babi, pasi Fredi ishte personi i fundit që e kishte takuar. Fredi më ka thënë se nuk jam në shtëpi por kam ikur tek puna në Martanesh, dhe më ka thënë në telefon se babin tënd e kam lënë në mesnatë te treshi, dhe do të vinte ta merrte një gocë, një shoqe e tij, kaq më ka thënë” janë fjalët e Saimir Hoxhës, djalit të viktimës i cili u ka përcjellë policëve atë që i kishte treguar njeriu i fundit që takoi babai i tij.

Menjëherë pas kësaj, policia kontrolloi filmimet e kamerave të sigurisë në disa zona të Tiranës, në orët kur pretendohet se ka lëvizur mjeti “Passat”, ku udhëtonin viktima dhe i dyshuari për vrasjen.

Policëve u ka rezultuar se natën e krimit, makina ka lëvizur në zonën e Dajtit. Kjo ka bërë që kërkimet të përqëndrohen në këtë zonë. Të premten aty u gjet një xhup i gjakosur, për të cilin familjarët e Ruzhdi Hoxhës thanë se i përkiste vetë atij.

Nga kontrolli me qentë gjurmës u gjet edhe trupi i pajetë, në një greminë, i mbuluar me zhavorr dhe gurë. Fredi Rrushi është arrestuar që në ditën e parë kur është marrë në pyetje. Nga verifikimet rezultoi se ishte në kërkim nga Italia për trafik droge.

Etiketa: biznesmeniRuzhdi Hoxhavrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

11:21 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Do t’i bie dhe shefit të Krimeve”/ Aurel Hoxha po planifikonte një vrasje në burg, a është Arben Lleshi?

21:24 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Qeni po luante me kafkën”/ Mesazhet në SKY për vrasjen e Klevis Lleshit: Iku dhe një, djali i Xhavitit

20:29 : 21/10/2025
AKTUALITET

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

18:22 : 20/10/2025
Para

Plagosja në zonën e ish-Bllokut, dyshime se konflikti ka nisur në Angli

TË GJITHA

Berisha lexon në Kuvend mesazhet e “Taos” nga SKY ECC

11:29 : 27/10/2025

Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” hyn në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

11:23 : 27/10/2025

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

11:18 : 27/10/2025

Raportimi i drejtësisë/ Berisha: Mazhoranca ka frikë nga pyetjet për Mario Çelën dhe kostumet e Altin Hajrit

11:07 : 27/10/2025

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

11:01 : 27/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen

10:50 : 27/10/2025

“Me Ramën s’ka zgjedhje të lira”/ Berisha: Ja pse i votuam komisionet për “Zgjedhoren” dhe “Territorialen”

10:49 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com