• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rindërtimi, SPAK godet korrupsionin 2 mijë euro. Detajet

10:39 : 05/11/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

SPAK ka goditur një rast korrupsioni me vlerë 2 mijë euro, për të cilën ka arrestuar 3 persona, ndërsa për dy të tjerë janë caktuar masat e sigurisë arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.

Sipas SPAK, dy prej personave të arrestuar (qytetarë) kanë ndërhyrë tek punonjësit e Institutit të Ndërtimit, Njësisë Administrative Petrelë në varësi të Bashkisë Tiranë.

Qëllimi ishte ndryshimi i aktit të konstatimit fillestar dhe aktit të ekspertizës së thelluar për një banesë në pronësi të tyre, me qëllim rritjen e klasifikimit të nivelit të dëmeve, duke paguar për këtë akt shumën prej 2000 (dymijë) euro, banesë që në fakt ishte prishur me parë nga IKMT-ja si pasojë e shpronësimit për interes publik me kërkesë të OST-së.

Ata e kanë paraqitur atë si një banesë të dëmtuar nga tërmeti me qëllim për të përfituar nga granti i ri ndërtimit. Në kryerjen e këtyre veprimeve ata janë ndihmuar nga funksionarë të Njësisë Administrative Petrelë, njësi e cila nuk ka vendosur skualifikimin e subjektit, por ka përcjellë praktikën përkatëse për këtë subjekt pranë Bashkisë Tiranë, me qëllim përfitimin në fillim të grantit dhe më pas të lejes së ndërtimit.

Për këtë shkak SPAK ka kërkuar masën e sigurisë të detyrimit të paraqitjes dhe për administratorin e Petrelës.

Lexo edhe:

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

Debati “i fortë” zbulon banalitetin e KLP-së në shkarkimin e drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

NJOFTIMI ZYRTAR

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 154, të vitit 2020 ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila me vendimin nr. 92, datë 04.11.2021 ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues:

“Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personat nën hetim A.M. dhe F. H, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe i dytë i Kodit Penal; si dhe për personin nën hetim Dh. P., me detyrë ekspert pranë Institutit të Ndërtimit Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal

“Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim K.K. me detyrë ekspert pranë Institutit të Ndërtimit Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale

“Falsifikim i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimit të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik”, parashikuar nga nenet 234 dhe 240/1 gërma “a” të Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim S. K., me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Petrelë.

Nga hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë

Vendore të Policisë Tiranë, rezulton se personat nën hetim A. M. dhe F. H., në vitin 2020 në mënyrë të vazhdueshme, kanë bërë përpjekje për të mundësuar kryerjen e veprimeve të paligjshme me natyrë korruptive ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Nga provat e deritanishme ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se ata kanë ndërhyrë tek punonjësit e Institutit të Ndërtimit, Njësisë Administrative Petrelë në varësi të Bashkisë Tiranë. Qëllimi ishte ndryshimi i aktit të konstatimit fillestar dhe aktit të ekspertizës së thelluar për një banesë në pronësi të tyre, me qëllim rritjen e klasifikimit të nivelit të dëmeve, duke paguar për këtë akt shumën prej 2000 (dymijë) euro, banesë

që në fakt ishte prishur me parë nga IKMT-ja si pasojë e shpronësimit për interes publik me kërkesë të OST-së. Ata e kanë paraqitur atë si një banesë të dëmtuar nga tërmeti me qëllim për të përfituar

nga granti i ri ndërtimit. Në kryerjen e këtyre veprimeve ata janë ndihmuar nga funksionarë të Njësisë Administrative Petrelë, njësi e cila nuk ka vendosur skualifikimin e subjektit, por ka

përcjellë praktikën përkatëse për këtë subjekt pranë Bashkisë Tiranë, me qëllim përfitimin në fillim të grantit dhe më pas të lejes së ndërtimit.

Të gjitha masat e sigurimit u ekzekutuan sot nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Etiketa: arrestimeRindertimispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

21:45 : 04/09/2025
AKTUALITET

Debati “i fortë” zbulon banalitetin e KLP-së në shkarkimin e drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

16:23 : 03/09/2025
AKTUALITET

Bardhi depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

14:06 : 02/09/2025
AKTUALITET

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

15:58 : 01/09/2025
AKTUALITET

“Më thanë mos hajde më”/ Kryemadhi në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar

13:14 : 01/09/2025
AKTUALITET

“Barça 2/3+, Lazio gol”/ Arrestohen 6 persona në Tiranë për vënie bastesh sportive me celularë

11:09 : 01/09/2025
Para
Instagram Post

'Shehrezade' bëhet nënë për herë të tretë

TË GJITHA

Kërcet arma në Shkodër, ekzekutohet në mes të qytetit 34-vjeçari

23:33 : 04/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Gjermania pëson disfatë, argëtohet Spanja

23:32 : 04/09/2025

Horoskopi ditor, 5 Shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:22 : 04/09/2025
NË foto, Kristjan Kola

FOTO/ Ky ishte i riu që u ekzekutua me a*më zjarri në Shkodër

23:16 : 04/09/2025

EMRI/ Arrestohet në Santo Domingo shqiptari, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar kokai*e

23:11 : 04/09/2025

V*asja në Shkodër, policia: Kristian Kola u ekzekutua jashtë një lokali

23:07 : 04/09/2025

Vra*ja në Shkodër/ Zbulohet identiteti i viktimës, autorët ishin 2 persona me motorr

22:54 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com