• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasjet në PD/ Bylykbashi: Ja pse Basha, Bardhi dhe nënkryetarët e PD janë ilegjitimë

11:19 : 04/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi beson se kreu demokrat Lulzim Basha u zgjodh në postin e tij me një proces të shpejtë, ndërkohë që nuk ishte bërë asnjë analizë për zgjedhjet.

I ftuar në ‘Spotlight’ në Vizion Plus, Bylykbashi tha se e ka kontestuar thirrjen e Bashës për zhvillimin e zgjedhjeve brenda partisë, pa u bërë një analizë për rezultatin.

“Ajo që kishim ne, ishte një proces anomalik, që çoi në zgjedhjen e kryetarit në mënyrë fare të papritur. Unë e kam kontestuar thirrjen e zgjedhjeve bashkë me katër kolegë të tjerë në mbledhjen e kryesisë. U tha që kishim qenë në unanimitet… absolutisht e pavërtetë. E kontestuam se s‘ishte momenti për të thirrur zgjedhje për kryetarin e partisë. Sepse, së pari duhet të jepnim llogari dhe analizë dhe të mbanim përgjegjësi se çfarë kishte ndodhur më 25-Prill dhe pse kishte ndodhur 25-Prilli”, tha Bylykbashi.

Sipas tij, Basha është ilegjitim dhe i zgjedhur me votim të hapur. Duke shkuar më larg, deputeti shton se sot partia nuk ka as nënkryetar e as sekretarë.

“Ka bërë nul gjithë ekzekutivin e partisë. Ne praktikisht sot nuk kemi nënkryetar, s’kemi sekretar të përgjithshëm, s’kemi sekretar organizativ. Pra, ne jemi në ilegjitimitet të funksionimit. Nuk ka votim. Nuk quhet votim ai, është zero. Duhet të ishte i fshehtë! Është bërë i hapur. Pra, është nul gjithë procesi, nuk bën, nuk ekziston”, shtoi Basha.

Lexo edhe:

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

Sa i përket nismës së Berishës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe dyshimeve për qëllimet e këtij të fundit lidhur me PD-në, Bylykbashi tha se nës kjo do ishte një luftë personale e ish-kreut të PD-së nuk do të ishte në krah të tij.

“Nëse do ishte thjeshtë për një interes specifik, qoftë të z.Berisha, unë nuk do isha futur në këtë betejë. Isha deputet, krahasimisht me shumë të tjerë, mund të kisha dhe gjëra për të humbur”, u shpreh ai.

Bylykbashi u ndal edhe në një tjetër moment të rëndësishëm, në ndryshimin e sistemit zgjedhor. Sipas tij, nëse ky sistem zgjedhor nuk do të kishte ndryshuar, PD mund të ishte sot në pushtet.

“Ndryshoi tek pika më nevralgjike, ajo që të gjithë mendonim se është tabu, sistemi zgjedhor. Nëse sistemi zgjedhor nuk do të kishte ndryshuar, ne sot do ishim në pushtet. U thye sistemi zgjedhor, u shkërmoq koalicioni, partitë performuan ndryshe…”, shtoi deputeti.

Berisha, për deputetin e PD-së është modeli fitues dhe nëse demokratët e duan dhe e zgjedhin, kjo është demokraci, sipas tij.

“PD ka nevojë për një model fitues. Z.Berisha ka dhënë një model fitues. A është ai modeli më i mirë? Le ta diskutojnë demokratët. Demokratët vendosin se kush është ai që ata duan. Po deshën Berishën, për kohën sa e duan ata, për kohën sa do të qëndrojë Berisha në detyrë, është demokraci e pastër”, tha ai.

Etiketa: BashabylykbashiPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

11:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025
Para

Ambasadorja Yuri Kim në zyrën e Gledis Nanos

TË GJITHA

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com