• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimet Kushtetuese të propozuara nga PS, Kuvendi nis sot diskutimin. Rama në pritje të votave nga opozita

10:33 : 01/11/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kuvendi nis sot procedurat lidhur me ndryshimet Kushtetuese të propozuara nga Partia Socialiste për zgjatjen e afateve të organeve të vetting.

Sipas një njoftimi zyrtar, sot (e hënë 1.11.2021) nën drejtimin e kryetares së Kuvendit, do të thirret mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku do të prezantohet nisma e një grupi prej 39 deputetësh të shumicës parlamentare ‘Për një ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 ‘Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Kuvendit.

Miratimi i ndryshimeve të propozuara nga socialistët kërkon minimalisht 93 vota, ndërkohë që socialistët kanë vetëm 74 të tilla, pa përfshirë këtu 3 votat e PSD-së. Pra në total socialistët e Ramës dhe 3 deputetët e Tom Doshit arrijnë 77 vota, çka do të thotë se duhen minimalisht 16 vota të opozitës për të miratuar ndryshimin.

Në anën tjetër Partia Demokratike nuk ka dalë me një vendim të prerë politik, nëse zgjatja e afateve të organeve të Vetting duhet bërë apo jo. Deklaratat e deritanishme nuk janë as kundërshtim dhe as miratim, ndërsa në anën tjetër PD ka depozituar një draft me propozimet e saj lidhur me ndryshimet Kushtetuese, vettingun e politikanëve, si dhe reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Përsa i takon propozimit të PS-së, demokratët e drejtuar nga Lulzim Basha, janë shprehur se kjo nuk është një çështje emergjente, duhet analizuar, por pa u shprehur qartazi se çfarë qëndrimi do të mbajnë. Në rastin e miratimit të reformës në drejtësi, deputetët u vunë nën presionin ndërkombëtar duke votuar draftin e ndryshimeve Kushtetuese, ndërsa përsa i takon zgjatjes së organeve të Vetting, nuk dihet nëse diplomatët do të angazhohen sërisht për të siguruar votat e nevojshme.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

Në deklaratat publike, Kryeministri Edi Rama, është shprehur se nuk ka marrëveshje për çështjen e shtyrjes së afateve të organeve të vettingut duke lënë për të kuptuar se PD është e detyruar që të dakordësohet në këtë çështje.

Rama është shprehur se për çështjet që ka propozuar është i gatshëm të ulet në dialog me përfaqësuesit e PD, ndërsa lidhur vettingun e drejtësisë, ai ka mbajtur një qëndrim të prerë, veçanërisht pasi pro zgjatjes së afateve janë pozicionuar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Zgjatja e afatit të mandatit të KPK-së dhe KP-së, sipas propozimit të nismës ligjore, do të ishte dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në opinionin CDL-AD (2016)009 në situatën aktuale; ndërsa vazhdimi i rasteve nga Këshillat do të binte ndesh me këtë opinion pasi afati i përfundimit të procesit është më i gjatë se zgjidhja e propozuar nëpërmjet nismës.

Anëtarëve të Këshillave dhe SPAK u mungon përvoja përkatëse në procesin e rivlerësimit dhe do duhet të familjarizohen me këtë proces për konsolidimin e procedurave të hetimit administrativ dhe garantimin e një procesi të rregullt ligjor. Në këto kushte, ekziston edhe rreziku i krijimit të mospërputhjeve, pra standarde të ndryshme për vlerësime të ndryshme, thuhet ndër të tjera në argumentet që japin socialistët për zgjatjen e afateve të organeve të Vetting.

Etiketa: KushtetueseKuvendivetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

13:11 : 07/11/2025
AKTUALITET

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

12:36 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025
AKTUALITET

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër

22:16 : 06/11/2025
AKTUALITET

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, ja pikat ku pritet të përplasen mazhoranca dhe opozita

08:16 : 06/11/2025
AKTUALITET

‘Ushtarja’ e Ramës në Kushtetuese: Shkarkimi i Veliajt është ligjor (LIVE)

13:48 : 31/10/2025
Para
Foto postuar nga Meta në "FB"

Meta me kreun e OBSH: E informova lidhur me pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë

TË GJITHA

Anglisë do t’i mungojnë tre futbollistë për sfidën me Shqipërinë

12:55 : 10/11/2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë Rama në Strasburg/ Akuzat

12:52 : 10/11/2025

Nuk fituan asnjë bashki, Salianji: PD nuk është në rrugën e duhur, ka humbur pasionin

12:47 : 10/11/2025

Rama shfaqet me Ballukun, Bardhi: Kryeministri është peng i saj, janë bashkë në afera e korrupsion

12:46 : 10/11/2025

Përplasi për vdekje këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 58-vjeçari

12:39 : 10/11/2025

Dosja “Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri absolute të akteve

12:36 : 10/11/2025

Kina pezullon tarifat portuale ndaj anijeve amerikane

12:31 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com