Festohet para selisë së partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE.
Krahas flamurit maqedonas, në këtë festë është valëvitur edhe flamuri shqiptar.
Kjo parti synon të ketë fituar komunat kryesore të Shkupit duke shpallur “humbjen e LSDM-së në këto zgjedhje”, transmeton TV21.
Si një nga komunat kryesore është edhe Qyteti i Shkupit, ku bindshëm është duke udhëhequr kandidatja e pavarur, Danella Arsovska kundrejt kandidatit të LSDM-së, Petre Shilegov.
Kujtojmë se Arsovska pati mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ndërkaq Shilegov pati mbështetjen e tërë partive të koalicionit qeveritar.