• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nëna denoncon arratisjen e djalit të mitur: Është larguar, nuk e di ku është

17:13 : 30/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Të rinjtë e sotëm vënë shpesh në vështirësi prindërit duke iu kërkuar gjëra që ata nuk munden me ia plotësuar për shkak të të ardhurave financiare.

Kallëzimi i një nëne të re për ikjen e fëmijës së mitur nga banesa i ka bindur autoritetet se përherë e më shumë fëmijët shfaqen të pakënaqur me prindërit, për shkak të pakënaqësisë dhe pamundësisë së nënës dhe babait për t’u plotësuar nevojat.

Kushdo nga prindërit mund të jetë shtrënguar shumë kur fëmija i ka kërkuar një telefon të prodhimit të fundit. Një iPad, një koleksion fustanesh të frymëzuar nga filmat vizatimorë, kompjuter, apo play-station. Por, denoncimi i mëposhtëm tregon se si një fëmijë “u arratis” nga shtëpia pasi prindërit ishin të varfër dhe nuk ia plotësonin dot kërkesat dhe tekat.

Burime për gazeta “Si” pranë policisë treguan se gjithçka nisi kur fëmija zuri një shok në Tiranë që i kishte të gjitha. Policia e Tiranës i tha Gazetës “Si” se familja me të ardhura nën mesataren dhe vetëm me njërin prej prindërve në marrëdhënia pune jeton në Kamëz, ndërkohë që kallëzimi është dorëzuar nga gruaja me inicialet D.M.

“Jemi pesë anëtarë në shtëpi, tre fëmijët, unë dhe burri, i cili nga pamundësia ekonomike dhe vështirësitë, u largua drejt Gjermanisë”-ka treguar për komisariatin numër 5 gruaja.

Lexo edhe:

I akuzuar për vrasjen e grekut, flet i riu shqiptar: Do tregoj të vërtetën

Ky është shqiptari i ekzekutuar në Ekuador (Foto)

I biri i moshës 14 vjeç u largua nga shtëpia javën e kaluar dhe nëna e priti disa ditë derisa u bind se ai nuk po kthehej dhe diçka kishte ndodhur me të. Atë ditë (para një jave) fëmija u largua si çdo ditë për në shkollë derisa të ëmës i tringëlloi telefoni nga mësuesja. Ajo ishte shqetësuar nga sjelljet e djalit që kishte hedhur një kapsollë në mes të klasës.

“Mësuesja dhe zëvendësdrejtori më thanë “gjej një shkollë tjetër për djalin” dhe se ai nuk mund të qëndronte aty për shkak të sjelljes së tij të parregullt. E mora djalin për dore dhe kur po ktheheshim në shtëpi, hodhi çantën në rrugë, më pa, hoqi dorën nga unë dhe më tha “mirupafshim.”-rrëfen nëna.

Pas kësaj shprehjeje, fëmija është larguar me vrap. E ëma i është vënë nga pas për ta arritur duke iu lutur të kthehej. Raportohet se gruaja e kërkoi fëmijën për disa ditë me radhë pranë të afërmve duke qenë se familja vjen nga një qytet tjetër e më pas edhe pranë shokëve. Kur nuk gjeti asnjë gjurmë të tij dhe asnjë mënyrë për të zbuluar se ku ishte fshehur, u dorëzua dhe shkoi në polici.

“Tim bir e kishin etiketuar si djalë të prapë në lagje dhe kryesisht në shkollë ka deklaruar e ëma në polici dhe e gjithë kjo vinte nga kërkesat e tij të larta në familje. Ai kërkon të ushqehet dhe të vishet mirë, ai kërkon prej meje rroba të reja, kërkon të jetë si të tjerët në qytet, por unë nuk kam mundësi t’ia plotësoj pasi nuk kam mundësi ekonomike”.-tha nëna e 14-vjeçarit.

Gruaja shton se fëmija i saj e kishte bërë rutinë largimin nga banesa dhe disa herë ajo kishte dalë ta kërkonte dhe kur e shikonte në Tiranë, ajo i afrohej por i biri i largohej që ajo mos ta merrte në shtëpi. Kur policia përpiloi përshkrimin e djalit të varfër që kërkon të vishet mirë, të ketë telefon dhe të jetojë si shoku i tij i ri nga Tirana, e ëma konfirmoi: “po, ai kishte veshur ditën që mu shkëput nga duart një bluze të verdhë me kapuç, një palë tuta të zeza dhe atlete të zeza”.

“Telefonin e ka të fikur dhe Facebook dhe Instagram i ka çaktivizuar që prej ditës kur iku nga shtëpia.”-ka vazhduar ajo.

Policia thotë për Gazetën “Si” se ka nisur kërkimet për të miturin që është në trup i dobët, me flokë të qethur, pa tatuazh apo shenja të tjera dalluese. E ëma ka shtuar se gjithë këto debate me të birin janë hapur dy vitet e fundit, kur i biri jo vetëm kërkonte jetë të shtrenjtë, pushime por edhe pavarësi, si dhe të kishte një jetë si ajo që shokët e tij ekspozojnë në Instagram.

“Nuk mundem, e kam të pamundur t’ia ofroj këtë gjë, ndonëse dua shumë t’ia plotësoj dëshirat.”-ka theksuar denoncuesja.

Etiketa: kronike boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I akuzuar për vrasjen e grekut, flet i riu shqiptar: Do tregoj të vërtetën

17:31 : 10/02/2022
AKTUALITET

Ky është shqiptari i ekzekutuar në Ekuador (Foto)

19:28 : 23/01/2022
AKTUALITET

Preu këmbën me frezë duke punuar tokën, dërgohet me urgjencë në spital 49-vjeçari! Emri

16:18 : 13/01/2022
AKTUALITET

Ja kush është i plagosuri në Vlorë! Emri

19:28 : 05/01/2022
AKTUALITET

E rëndë/ 72-vjeçarja pëson arrest kardiak në Tiranë

18:49 : 04/01/2022
AKTUALITET

Rritje e frikshme/ Dy humbje jete dhe 801 të infektuar në Shqipëri në 24 orët e fundit

17:41 : 04/01/2022
Para

Vllaznia-Tirana/ Hesht “Loro Boriçi”, bardheblutë në avantazh

TË GJITHA

Vllaznia-Egnatia/ Regi Lushkja i jep avantazhin rrogozhinasve me gjuajtjen e parë (Video)

20:12 : 12/05/2025

Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet

20:10 : 12/05/2025
Screenshot

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

20:00 : 12/05/2025

Çfarë do t’i ndodhte trupit tuaj nëse do të flinit më pak se gjashtë orë?

19:55 : 12/05/2025

“Është një turp”, ish-lojtari i Real Madrid kundër Vinicius: Hiqeni nga fusha

19:48 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit

19:34 : 12/05/2025

Mbyllet procesi i numërimit në Ishëm, fiton Partia Socialiste

19:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com