VIDEO/ Me makina dhe flamuj, ja si e presin Berishën në Kavajë

Disa dhjetra qytetarë kanë zgjedhur të presin ish-Kryeministrin Sali Berisha në autostradë, ndërsa lideri historik i PD udhëtonte drejt Kavajës ku do të niste Foltoren e rradhës.

Automjete dhe qytetarë që mbajnë flamurin e PD në duar, kanë qëndruar në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës, duke u vendosur autokolonë para dhe pas makinës së ish-Kryeministrit.

LEXO EDHE  Aksident në Durrës, makina përplas këmbësoren

Ndalesa ka patur edhe në pika të tjera të autostradës për shkak të qytetarëve që kishin dalë të takonin liderin historik të PD.

Video e mëposhtme tregon edhe pritjen që iu rezervua Berishës, i cili vijon takimet me anëtarësinë.