• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria po ushtron presion mbi inflacionin duke rritur shpenzimet kapitale

11:22 : 25/10/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Vetëm gjatë muajit shtator Ministria e Financave autorizoi rreth 100 milionë euro shpenzime në zërin e investimeve.

Në muajit në vijim kjo shumë do te jete shumë më e lartë duke marrë në konsideratë se qeveria deri në fund të 9-mujorit ka të pashpenzuara 42 % të fondeve të programuara për investime këtë vit.

Gjatë rishikimit të buxhetit në mes të vitit, qeveria e çoi programin e investimeve të këtij viti në 123 miliardë lekë, (1 miliardë euro), duke thyer rekordet historike. Deri në fund të muajit gusht investimet patën një ecuri mjaft të dobët në raport me planin edhe pse qeveria rishikoi buxhetin për rritjen e këtij zëri në thyerje të rregullit fiskal të përcaktuar në ligjin organik.

Por gjatë muajit shtator situata me disbursimin e fondeve të investimeve është përshpejtuar, duke autorizuar vetëm në një muaj mbi 12 miliardë lekë ose 20 për qind të totalit të fondeve për investimeve të shpenzuara në 9 mujor. Dibursimet janë rritur nga fondet për rindërtimin, të cilat zënë 28 % të investimeve kapitale deri në fund të shtatorit.

Në tre muajt e mbetur janë në dispozicion në këtë zë edhe 52 miliardë lekë ose 422 milionë euro. Nëse qeveria ndjek praktikën e viteve të shkuara ose ruan ritmet e alokimeve të muajit shtator, flukset do të ushtrojnë presione të mëtejshme në rritjen e çmimeve. Qeveria nëpërmjet shpenzimeve publike është një nga operatorët më të mëdhenj në treg. Përqendrimi i shpenzimeve në fund të vitit nxit ofertën monetare, qarkullimin e parasë e për rrjedhojë edhe rritjen e çmimeve. Kjo praktike problematike e viteve të kaluara u tentua të shmanget me ligjin organik të buxhetit, por siç shihet situata mbetet problematike.

Lexo edhe:

Qeveria jep 31 mln euro për Albcontrol për të mbuluar gropën e madhe financiare nga gjoba Becchetti

Tragjedia në Maliq me dy viktima, Ivi Kaso: Shteti kujtohet vetëm kur ndodh fatkeqësia

Vitin e kaluar deficiti buxhetor faktik ishte rreth 110 miliardë lekë, teksa 34% e tij, ose më shumë se 37 miliardë lekë, janë ezauruar në dhjetor. Ky veprim i qeverisë vitin e kaluar u bë shkak për rritjen e lartë të depozitave të bizneseve në lekë sipas Bankës së Shqipërisë.

Ekonomia e vendit muajt e fundit është përfshirë në një valë të rritjes së çmimeve që po buron nga rritjet e lëndëve të para në tregjet e importit. Rritja e çmimeve është shndërruar në një spirale, e cila po përfshin edhe prodhimet e vendase të industrisë ushqimore.

Banka e Shqipërisë, e cila është përgjegjëse për mbajtjen nën kontroll të inflacionit, ka referuar se rritja e çmimeve do të jetë kalimtare, por Qeveria do të luajë një rol kryesor nëpërmjet injektimeve në ekonomi në periudhën e mbetur.

Rritja e flukseve monetare në ekonomi e kombinuar më kërkesë në rritje për festat e fund vitit do jenë faktorë shtesë për presione inflacioniste nga tregu i brendshëm./Revista Monitor/

Qeveria po ushtron presion mbi inflacionin duke rritur shpenzimet kapitale në fund të vitit

Etiketa: inflacioniqeveriashpenzimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria jep 31 mln euro për Albcontrol për të mbuluar gropën e madhe financiare nga gjoba Becchetti

16:58 : 22/10/2025
AKTUALITET

Tragjedia në Maliq me dy viktima, Ivi Kaso: Shteti kujtohet vetëm kur ndodh fatkeqësia

19:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

“Topin nuk ka kush ta gjuajë”

13:46 : 18/10/2025
AKTUALITET

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

08:19 : 18/10/2025
AKTUALITET

Urdhri i ri i mjekut/ Kushtetuesja: Drejtori i spitalit nuk mund të vendosë për dypunësimin e mjekëve

20:05 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Paketa e maleve”/ Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro

18:50 : 17/10/2025
Para
Avokati Lavdosh Shehu

5 mijë Euro për ekstradimin, lihet në qeli avokati

TË GJITHA

Historiani gjerman: Shqipëria nga komunizmi te “Kolumbia e Europës”

20:17 : 22/10/2025

E rëndë në Kanada! E reja shqiptare vritet nga burri, autori ekzekutohet nga policia

20:06 : 22/10/2025

Qeveria franceze paralajmëron: Hamasi po rifiton kontrollin e Gazës

19:56 : 22/10/2025

Kurti në Londër: Sulmi në Banjskë s’mund të harrohet, drejtësia nuk ka ardhur

19:46 : 22/10/2025

Zhupa kërkon interpelancë me Gonxhen për projektin TID: Prioritet qytetarët dhe trashëgimia

19:28 : 22/10/2025

Starmer: Do t’i mbyllim rrugët e Ballkanit për emigrantët e paligjshëm

19:13 : 22/10/2025

EMRAT/ Arrestohen në Angli dy shqiptarë të shpallur në kërkim për drogë

19:03 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com