• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Qeveria e re gjermane gati të legalizojë kan*bis: Më mirë legale se sa shitet nga bandat!

11:52 : 24/10/2021
në BOTA

Lexo edhe:

EMRI/ Nga Durrësi në Mirditë për tu kujdesur për kanabisin, arrestohet 53-vjeçari

EMRAT/ Zbulohen rreth 13 mijë bimë kanabisi, 14 të arrestuar e 10 në kërkim, mes tyre gra e vajza

Një ndër temat e bisedimeve të koalicionit për qeverinë e ardhshme në Gjermani pritet të jetë edhe legalizimi i kanabisit. Ka mbështetje, por edhe paralajmërim për një hap të tillë.    

Produktion medizinisches CannabisProdhim i kanabisit mjekësor

Kanadaja e legalizoi kanabisin para tre vjetësh. A do ta ndjekë atë Gjermania këtë model të kultivimit të kontrolluar dhe blerjes së kontrolluar të kanabisit?Në Gjermani, lejohet vetëm kanabisi mjekësor me recetë e rregulla të rrepta, pjesa tjetër e tregtisë me kanabisin zhvillohet në ilegalitet.

Tani tre partitë gjermane që zhvillojnë bisedimet për koalicionin e ardhshëm qeveritar, socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët pritet të trajtojnë në bisedime edhe legalizimin e kanabisit. Për të Gjelbrit gjermanë, që kanë si model Kanadanë, është më mirë që kanabisi të legalizohet dhe të ketë kontroll. Si të Gjelbrit edhe liberalët mbështesin legalizimin e kanabisit në dyqane të liçencuara për përdorim vetjak të të rriturve.

Partneri më i madh në një koalicion të mundshëm, socialdemokratët tregohet i hapur për këtë legalizim, por do ta testojë këtë njëherë në projekte model tek të rriturit. SPD thotë në programin e saj, se konsumi i kanabisit është “realitet shoqëror”, prandaj për këtë do gjetur një përgjigje adekuate politike.

Deutschland PK nach Ampel-SondierungsgesprächenTre partitë që duan të krijojnë koalicion janë të hapura për bisedime për legalizimin e kanabisit

Pro dhe kundër

Për gjyqtarin e çështjeve penale të të rinjve, Andreas Müller “nuk ka më argumente kundër prohibicionit” të tij. Müller tha për Deutschland funk të premten, (21.10.)se ka ardhur koha që të dekriminalizohet kanabisi, sepse sipas tij alkooli është shumë herë më i rrezikshëm. Madje gjyqtari Müller e ka çuar çështjen edhe për trajtim në Gjykatën Kushtetuese. “70.000 të vdekur në vit vetëm në Republikën Federale Gjermane nga alkooli. Në të gjithë botën asnjë të vdekur nga kanabisi.”

Ekspertët megjithatë paralajmërojnë. Maximilian Gahr, kryemjek në Klinikën Universitare të Ulmit, Dega e Psikiatrisë dhe Psikoterapisë, thotë për “Welt” se “ka studime, sipas të cilave, përdorimi i hershëm i kanabioideve tek të rinjtë, ka mundësi të shkaktojë pasoja të rënda, për shkak se zhvillimi i trurit ende nuk është përfunduar.” Sipas Gahr pasojat janë ndryshimi i strukturës së trurit, sfera të caktuara në tru, si psh korteksi mund të zvogëlohen, me pasojë ndryshim të aftësisë mendore tek të rinjtë. Nëse kanabis lejohet, sipas Gahr, atëherë vetëm për persona nga mosha 21 ose madje 25 vjeç.

Paralajmërimeve për rrezikun që mund të shkaktojë legalizimi i kanabisit tek rinia, Müller i përgjigjet se mund të gjejnë sot në çdo cep ilegalisht kanabis, e ai është pjesërisht “plehrë” apo “gjë e fallsifikuar”. “Ata rrezikohen më shumë në këtë situatë, realisht ata do të mbroheshin”. Megjithatë Andreas Müller thekson, se të rinjtë nuk duhet të marrin substanca psikoaktive gjatë zhvillimit të tyre. Müller e sheh zgjidhjen tek një “ligj efektiv i kontrollit të kanabisit”, i cili që e lejon shitjen prej moshës 18 vjeç.

Hanfprodukte

Edhe në media gjermane theksohet se legalizimi duhet bërë i kontrolluar. Në një analizë të “Stuttgarter Zeitung” (19.10) theksohet se “dhëni e rregulluar e kanabisit për të rriturit në projekte model të landeve e komunave mund të testohet, e të shoqërohet nga ana shkencore. Kështu mund të fitohen dijeni, se çfarë bën ai me shoqërinë tonë.”

Nga legalizimi i kanabisit pret impulse edhe industria farmaceutike gjermane, që e merr kanabisin mjekësor nga jashtë. Kanabis mjekësor shitet ndërkohë me recetë në farmacitë gjermane. Me recetë mjekësore, kanabisi përdoret për trajtimin e formave të epilepsisë, në rastin e sklerorës së shumëfishtë, si edhe në rastet e të vjelljave pas kimioterapisë. Shoqata Gjermane kundër Dhimbjes ka kërkuar një dialog konstruktiv të të gjitha grupeve të interesit.

“Trajtimi i dhimbjeve kronike me kanabis mjekësor ndodhet në një marrëdhënie tensionuese në rritje të interesave financiare shpresave të të prekurve dhe një efektiviteti të paprovuar”, është shprehur, Frank Petzke, drejtues i Komisionit të Kanabisit Mjekësor në Manheim. Ai kërkon një përballje “kritike dhe racionale” me rreziqet afatgjata, përfitimin konkret dhe kostot e trajtimit. Vetëm në gjysmën e këtij viti është dhënë me recetë kanabis në vlerë 90 milionë euro në Gjermani. /DW/
Etiketa: Gjermanikanabislegalizim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Nga Durrësi në Mirditë për tu kujdesur për kanabisin, arrestohet 53-vjeçari

13:58 : 07/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbulohen rreth 13 mijë bimë kanabisi, 14 të arrestuar e 10 në kërkim, mes tyre gra e vajza

11:20 : 07/09/2025
BOTA

“Jupiteri”, superkompjuteri më i shpejtë i Europës, i madh sa gjysma e një fushe futbolli

20:57 : 06/09/2025
AKTUALITET

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025
AKTUALITET

EMRAT-VIDEO/ Zbulohen dy parcela me kanabis në Tiranë, një i arrestuar dhe dy në kërkim

14:30 : 05/09/2025
AKTUALITET

VIDEO-EMRI/ I maskuar me kapuç, punonjësi i pyjores kapet “mat” duke u kujdesur për kanabisin

12:46 : 05/09/2025
Para

Emri/ Grabitje me dhunë në banesën e një biznesmeni

TË GJITHA

Komunat e Jugut rrezikojnë mbylljen masive të shkollave këtë vit, nuk ka më fëmijë

08:49 : 09/09/2025

Kur toka bujqësore bëhet beton! Rama i hap rrugë ndërtimeve në “pemëtore” dhe “ullishte” pa pemë

08:40 : 09/09/2025

Aksidenti tragjik në Has, shkon në dy numri i viktimave

08:31 : 09/09/2025

Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore sot

08:24 : 09/09/2025

I mbijetoi atentatit në Shkodër, flet nga spitali Erogen Brajoviç: Nuk kam lidhje me krimin

08:17 : 09/09/2025

Temperaturat arrijnë deri në 34 gradë, moti për sot

08:06 : 09/09/2025

Horoskopi ditor, e hënë 9 shtator 2025

22:59 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com