Aksidenti, Benzi përplas këmbësorin/ Ja ç´thotë Policia

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Kuçovë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, tek Terminali, Kuçovë.

Makina tip “Benz” që ngitej nga B.S.,19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin Y.U., 40 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE  “Mu duk sikur pashë ëndërr, por zbulova se kisha bërë seks me xhaxhain”/ Zbardhet dosja e ngjarjes në Durrës

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.