• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Luan Baçi apel Bashës për votëbesim: Mos ki frikë. Edhe sikur të marrësh 55% je legjitim

14:14 : 21/10/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përmes një emaili ka emëruar Agron Kapllanaj në krye të degës së PD-së Fier.  Por një emërim i tillë është marrë pa konsultimin e kryesisë së kësaj dege duke ngjallur indinjatë.

Në një intervistë për Ora News, deputeti demokrat Luan Baçi thotë se Basha u hakmorr pasi  pothuajse 90% e kryesisë së kësaj dege firmosën formularin për mbledhjen e Kuvendit kombëtar të PD-së

Madje fton edhe Bashën të votëbesohet. “Nuk duhet të kemi frikë nga votëbesimi. Edhe sikur 55 % të marrë do të jetë një kryetar legjitim” tha ai.

Intervista

Ora News: Mund tju quaj deputet i PD-së apo akoma kryetar i PD-së, Fier.

Lexo edhe:

Opozita në aksion, Baçi: Luleshtrydhet e Frakullit janë shumë cilësore

Fjalime, pankarta dhe molotov/ Çfarë ndodhi gjatë protestës dy orëshe të opozitës

Luan Baçi: Pak rëndësi ka si më quani. Mund të më quani zoti Baçi e këtu mbyllet. Unë jam kryetari i PDsë dega Fier në detyrë, vazhdoj detyrën dhe punën pavarësisht zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur.

Ora News: Vazhdoni të jeni në krye të PD-së Fier edhe pse zoti Basha ka emëruar Agron Kapllanaj?

Luan Baçi: “Zoti Basha ka bërë një komandim që kryesia e degës të merrte në konsideratë dhe të kryente veprimet. Kryesia e degës u mblodh mbrëmë dhe është kundër vendimit të kryetarit për komandimin në detyrë të X apo Y person pa marrë miratimin e kryesisë. Një vendim i i tillë është i papranueshëm për kryesinë. Të gjithë anëtarët 100% janë kundër këtij vendimi dhe nuk e pranojnë. Personalisht nuk e kam problem. Jam i hapur për çdo vendimmarrje. Por është një vendim arbitrar dhe i pa njoftuar fare,

Ora News: Keni deklaruar se keni patur një bisedë me kryetarin Basha para dy ditësh. A ju tha se do t’ju zëvendësonte me dikë tjetër në degë?

Luan Baçi: Jo. Kërkoi dakordësinë time për komandimin e një personi tjetër, por absolutisht nuk biseduam për emra konkretë dhe nuk i dhashë dakordësi për ndonjë emër, pasi kjo është kompetencë e kryesisë së degës. Ajo është që propozon emra konkretë në raste komandimi.

Mendoj se një vendim i tillë është hakmarrës ndaj strukturave të degës së Fierit në përgjigje të asaj që  90% e tyre, veç atyre që nuk janë në Shqipëri, kanë firmosur formularët  për mbledhjen e kuvendit. Kjo është arsyeja e nxitimit dhe marrja e një mase të tillë në një situatë të tillë.

Ora News: Pra largimi juaj ka lidhje me faktin që i jeni bashkuar foltores “Berisha”?

Luan Baçi: “Unë i jam bashkuar PD-së. Nuk isha unë i vetmi që iu bashkova në foltore por e gjithë kryesia.Madje strukturat më kërkuan që unë të isha pjesë e kësaj foltoreje dhe të vazhdojmë bashkarisht proceset demokratike.

Ora News: Basha ju ka thënë se do të bëjë riorganizim, a ju dha ndonjë arsye për këtë riorganizim apo kështu kishte vendosur.

Luan Baçi: Jo asnjë lloj argument dhe asnjë lloj shqetësimi, pasi në Fier nuk ka problematika. Dega funksionon më së miri dhe kur erdhi Basha e vlerësoi pritjen që u bë.  Por dega është e pavarur dhe kur është puna për të gjykuar gjykon drejtë dhe kjo është arsyeja që në procesin e mbledhjes së firmave  dega e Fierit ka qenë një degë që i mbaroi shumë shpejt formularët.

Unë kam firmosur i fundit fare formularin. Pra ka qenë punë e strukturës. Dega e Fierit ka firmosur për mbledhjen e kuvendit kombëtar. MBi 500 formularë janë firmosur nga delegatët e Fierit dhe delegatë të degëve të tjera. Kam informacion se Lushnja e Divjaka janë mbi 50%, kështu edhe Roskoveci e Patosi.

Ora News: Në korridoret e PD-së aludohet se ju kishit dhënë dorëheqjen para 25 prillit, a mund ta sqaroni këtë?

Luan Baçi: Nëse do të kisha dhënë dorëheqjen dhe nëse kanë ndonjë dokument me shkrim e me vulë do të ishin të besueshëm por absolutisht nuk ka pasur dorëheqje nga ana ime. Ka vetëm një mesazh që i kam dërguar sekretarit të përgjithshëm Gaz Bardhi ku I kërkoj që dua të kandidoj dhe keni në dispozicion dorëheqjen time, por jo se kam bërë dorëheqje. Në zgjedhjet e 25 prillit kam qenë kryetar dege.

Ora News:Unë jam në krye të degës së Fierit nga këmbëngulja e strukturave të degës dhe u jam mirënjohës.

Luan Baçi:  Vendimmarja e Bashës është jostatuore. Do ta quaja një vendim hakmarrjeje dhe ofenduese për strukturat e degës. Pa u pyetur por duke u dërguar në email një vendim që kërkohet zbatimi i saj.
Sinqerisht, isha i prirur ta zbatoja dhe mblodha kryesinë dhe ua shtrova këtë problem, por gjatë bisedës në atë orë ka ardhur dhe shkresa zyrtare. Ndërsa mbledhja po jepej live në face book më dërguan një email ku jepnin rekomandimin dhe pranimin e dorëheqjes time të dërguar një vit më parë.

Ora News: A e prisnit se do të ishit ju pas Flamur Nokës?

Luan Baçi: Të jem i sinqertë e prisja para Flamur Nokës. E mendoja se do isha unë i pari pasi e kisha parandjenjë. Shikoja sjelljen e qendrës. Një sjellje të ftohtë dhe diferencuese.

Ora News: Gjykoni se lufta në PD po bëhet më e fortë brenda sesa jashtë. Lufta po bëhet më e egër brenda sesa jashtë.

Luan Baçi:Nuk do ta quaja luftë. PD kështu e ka çuar jetën e saj. Kështu jemi ne por në fund jemi të gjithë bashkë.

Ora News:Dje zoti Basha tha se e përkrahin 90% e bazës sa % e përkrah baza ë Fierit zotin Basha?

Luan Baçi: Unë nuk mund të bëj deklarime të tilla por do të ftoja Bashën që të masë përqindjen që kemi në elektorat ti nënshtrohemi votëbesimit. Jam gati të votëbesohem tek anëtarësia e PD-së madje mbrëmë jam shprehur se edhe nëse nuk votëbesohem 70% jap dorëheqjen edhe nga deputet. Ta bëjë dhe zoti Basha. edhe sikur 55 % të marrë do të jetë një kryetar legjitim.”

Etiketa: luan baci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Opozita në aksion, Baçi: Luleshtrydhet e Frakullit janë shumë cilësore

15:52 : 04/04/2025
AKTUALITET

Fjalime, pankarta dhe molotov/ Çfarë ndodhi gjatë protestës dy orëshe të opozitës

19:28 : 08/02/2025
AKTUALITET

“Sot është dita e opozitës”, Luan Baçi: Jemi mazhorancë, jo minorancë!

17:13 : 08/02/2025
AKTUALITET

“Po fillon blerja e votës”/ Denoncimi i Baçit: Bashkia Patos po jep pako me ushqime (VIDEO)

19:32 : 15/01/2025
AKTUALITET

Sula e Baçi tregojnë momentet e tensioneve në protestë: Ilda Dhorin policët e morën zvarrë

16:15 : 24/12/2024
AKTUALITET

PS rrëzoi amendamentet e PD, Baçi: Rama ka kthyer Shqipërinë në “Republikë kryeministrore”

15:10 : 03/12/2024
Para

Wanda Nara i fal tradhtinë Mauro Icardit: Do ta ruaj vetë nga kur*at (Foto)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë

17:23 : 18/05/2025

Dhoma gjumi, 11 tualete dhe 40 TV/ PAMJET e “pallatit mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it

17:10 : 18/05/2025

Krimi zgjedhor/ SPAK merr telefona në Elbasan, kontrolle në biznese dhe disa banesa

16:57 : 18/05/2025

VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

16:46 : 18/05/2025

Fushata online nuk u përkthye në votë

16:35 : 18/05/2025

Zelensky dhe JD Vance takohen në Vatikan, për herë të parë pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

16:19 : 18/05/2025

Befason Serbia, prej cilave shtete i erdhën votat e publikut Shqipërisë në Eurovision

16:12 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com