• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Stop ndarjeve”, deputetja-Bashës: Nuk duhet të kthehen në gjyqe politike, jo intriga

19:28 : 18/10/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka replikuar sot, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, me kreun demokrat Lulzim Basha dhe ligjvënësen Flutura Açka, lidhur me situatën që po kalon partia më e madhe opozitare.

Pavarësisht se në mbledhjen e Grupit është diskutuar lidhur me 3 nismat që PD do të paraqesë në Kuvend, duket se debati ka rrjedhur pikërisht drejt situatës në PD, pas përjashtimit të Berishës nga Grupi Parlamentar me vendim të Bashës, dhe nisjes së takimeve me anëtarët e partisë nga ish-Kryeministri.

Vokshi, e cila drejton edhe Komisionin Parlamentar për Shëndetësinë, ka reaguar lidhur me këtë situatë, duke shprehur shqetësimin e shënjestrimit të përfaqësuesve të PD që ndjekin Foltoret e ish-kryeministrit.

Ishte deputetja Açka e cila duket se ka ndezur debatin, kur tha se “shkoj në takime në Elbasan, dhe më pyesin: Je me Berishën apo me Bashën. Kjo është e pafalshme. Duhet ti bejmë një pyetje vetes të gjithë: a duhet berishizimi të rikthehet në PD?”.

Reagimi i Vokshit

Lexo edhe:

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

Ndjej nga diskutimet një tentativë ndarje mes deputetëve “të rinj” e “të vjetër”. Nuk bie dakort me këtë. Nuk duhet të ekzistojë fryma e ndarjes. Jemi të gjithë bashkë, një ekip. kjo tentativë ndarje që po bëhet këtu nuk na përket.

Bëjmë retorikë këtu, në një farë mënyre, që të jemi bashkë. Bëjmë sikur nuk e dimë sa e vështirë është situata në terren. Ka ardhur nga lart por reflektohet poshtë më shumë se lart.

Grupi Parlamentar, Kryesia e Grupit Parlamentar, nuk duhet të kthehen në gjyqe politike. Gjithsecili duhet të ketë lirinë e fjalës. Ne jemi Parti Demokratike, me shprehje mendimi të lirë. Nuk duhet të kemi frikë. ky është forumi që ne duhet të flasim. Dhe më mirë të flasim këtu brenda, t’i themi gjërat në sy, se sa të dalim e të flasim prapa krahëve apo nëpër tavolina, nën tavolina e të bëjmë intriga.

Sot është ditë e mirë sepse po i themi disa të vërteta në sy, flasim hapur dhe flasim këtu. Pa frikën që mund të përjashtohemi për një fjalë goje apo mund të bllokohemi apo shantazhohemi. Jo! Unë jam kundër!

Nuk bie dakort me motivacionin e shkarkimit (të Nokës), sepse unë gjykoj që duhet të jemi të lirë për të shprehur mendimin tonë.

Pjesa e “Foltores”, mendoj që gjithësecili prej nesh është I lirë të zgjedhë të shkojë ‘Foltore’ apo jo? Z. Berisha është thënë që është përjashtuar përkohësisht nga Grupi Parlamentar, por ai është lideri historik, është anëtar i Këshillit Kombëtar pra çfarë të keqe ka që të ndjekim ‘Foltoret’? Pse duhet të gjykohemi apo të bëhemi armiq pse dikush shkon e dikush nuk shkon? Është zgjedhje! Jemi Parti Demokratike!.

Dhe e fundit: pyetja që shtroi Flutura a ka nevojë Partia Demokratike për Berishizmin apo jo? Është një pyetje që nuk duhet të shtrohet këtu, sepse nuk vendosim ne këtu për këtë. Flutura tha që do të vendosim ne nëse i duhet Partisë Demokratike berishizmi. Jo! Vendos baza e Partisë Demokratike! Është një çështje që nuk duhet shtruar fare këtu, sepse ne duhet të flasim për ndryshimet Kushtetuese që janë të rëndësishme apo axhendën parlamentare. Pjesa tjetër i takon bazës.

Etiketa: debatetPDvokshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025
AKTUALITET

Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit

13:33 : 05/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon videon: Vëzhguesit e PS kanë votuar në emër të qytetarëve

14:07 : 04/08/2025
Para

Rrezikohen tu prishen shtëpitë, banorët e Laprakës bllokojnë rrugën për rreth 1 orë

TË GJITHA

Zjarr i madh në Lushnjë, rrezikohen banesat

15:09 : 09/08/2025

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

14:59 : 09/08/2025

Raspadori kalon te Atletico Madrid, marrëveshja me Napolin mbyllet për 26 milionë euro

14:54 : 09/08/2025

Devoll/ 24-vjeçari arrestohet për dhunë ndaj gruas, i sekuestrohet dhe një armë gjahu pa leje

14:40 : 09/08/2025

Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, identifikohen 3 autorët, në pranga dy prej tyre (EMRAT)

14:38 : 09/08/2025

Vora kryen transferimin e radhës në merkato

14:34 : 09/08/2025

BE: Paqja, vetëm me Kievin në tryezë dhe sovran në vendime

14:21 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com