VIDEO/ Berisha: Mirënjohje korçarëve për magjinë e Foltores

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbetur me emocione të forta nga pritja që i bënë qytetarët korçarë nismës së tij “Foltorja” për rimëkëmbjen e Partisë Demokratike, por edhe atij vetë personalisht, që me një manifestim spontan e bënë të përjetonte një festë të paharrueshme ditëlindjeje.

“Zotim solemn! Dhe një mirënjohje e pakufishme korçarëve për magjinë e Foltores së tyre”, theksoi Berisha sot mbi pamjet e atij takimi.

LEXO EDHE  Publikimi i të dhënave të anëtarëve/ Bardhi: Dëmtojnë interesin politik të PD duke e shfaqur si celulë ilegale

Më herët, Berisha kishte shkruar për të njëjtin takim se “ Korça e bëri magjike ditelindjen time. Mirënjohje te pakufishme demokrateve dhe demokratëve korçarë. “