Ja kishin mbështjellë kokën me qese dhe e qëlluan 4 herë pas shpine, detaje nga ekzekutimi i anëtarit të bandës së Lushnjës

Zbardhen detaje të reja nga vrasja makabre e anëtarit të bandës së Lushnjes Alban Semaku 38-vjeçari u gjet i vdekur në anë të lumit Shkumbin poshtë urës.

Në trupin e tij janë gjetur 4 predha plumbash, një në kokë dhe 3 në shpinë të cilat po dyshohet se i përkasin një pistoletë të kalibrit 9mm.

Të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 38-vjeçari ka marrë një plumb nga pjesa e pasme e kokës, që më pas i ka dalë nga syri i djathtë. Ndërkohë që kokën ia kishin mbështjellë me një qese të zezë. Paraprakisht dyshohet se viktima ishte marrë peng, torturuar, vrarë dhe më pas hedhur pranë lumit.

Nga ana tjetër drejtuesi i Prokurorisë Keshnik Ajazi dhe një grup prokurorësh janë kthyer sërish në vendin e ngjarjes për të ndërtuar edhe njëherë dinamikën e krimit.

E shkuara kriminale e anëtarit të banës së Lushnjës i cili deri në vitin 2011 kishte mbajtur emrin Elton Mermali.

Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

LEXO EDHE  Misteri, shqiptari vret veten brenda furgonit të policisë greke

Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një krehër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në I.E.V.P Peqin.