Rrëfeu dh*nën nga bashkëshorti i alkoolizuar/ Paloma ballafaqohet me të shoqin, ja çfarë i thotë ai

Foto: Big Brother

Paloma i ka rrëfyer Monikës në “Big Brother” vitet e vështira që ka kaluar në kohën kur bashkëshorti i saj ishte i varur nga alkooli. Paloma zbulon se ka përjetuar dhunë të vazhdueshme, por erdhi në një pikë që s’mundi të duronte më dhe telefonoi policinë.

Paloma deklaroi se shumë netë i është dashur të përballojë frikën dhe pasigurinë si pasojë e agresivitetit që bashkëshorti i saj shfaqte nën efektin e pijes.

“Vinte në orën dy të natës dhe bërtiste, i thyente të gjitha dhe mallkonte intensivisht. Ishte e frikshme, kisha më shumë merakun e vajzës”- tha ajo.

“Më kapte dhe më plaste në tokë, ndërkohë unë kapesha tek ai se kisha frikë se mos më plaste koka në tokë si shalqi. Siç ishte nga kuzhina, me thikën në dorë, i thashë të lutem hiqe thikën, pastaj erdhi dhe më mori nga dera jashtë dhe donte të më hidhte. Aty mora policinë në telefon se s’kisha ç’bëja më, u bëmë gazi i botës.

Zgjati 8 vite, durova shumë, po më ikte truri, por vitet e fundit u përkeqësua gjendja. Po mundohesha ta stabilizoja marrëdhënien.”- tregoi Paloma

Paloma tregoi se pas kësaj situate u largua nga shtëpia së bashku me vajzën dhe vendosi që ta vinte bashkëshortin përballë dy zgjedhjeve, alkoolin ose familjen. Që nga ai moment Paloma tregoi se filloi karvani i sakrificave të rehabilitimit, gjë që u shoqëruan gjithashtu me agresivitet, nervozizëm dhe durim. Gazetarja tregoi se pas 7 muajsh gjithçka ju rikthye normalitetit dhe se tani është shumë krenare që familja e saj është më e shëndetshme se kurrë.

LEXO EDHE  Bebe Rexha u mëson miqve vallen e Tropojës: Le t’i tregojmë botës muzikën shqiptare (Video)

Kjo gjë u komentua edhe gjatë spektaklit live të kësaj të premte teksa Paloma tha: Vendosa ta ndaj me publikun pasi po kaloj periudhën me të bukur të jetës time. Një nga fitoret e mia më të mëdha ishte që ndryshova Andrein dhe i dhashë mundësinë vajzës time të rritej me një baba.

Pas këtyre fjalëve Paloma u ftua në Dhomën e Rrëfimit ku gjeti një kuti në të cilën ndodhej një trofe mbi të cilën shkruhej: Aktorja më e mirë e “Big Brother Vip’’.

Bashkëshorti i saj kishte ardhur edhe në ambientet e shtëpisë dhe pas një ballafaqimi ai e qetësoi atë duke i thënë se ai epitet ishte një lojë. Megjithatë ai u shpreh se ishte pak i lënduar që ajo riktheu një moment të vështirë të jetës së tyre pasi kështu mund të mërzisë shumë familjarë të tyre. Gjithashtu ai u shpreh se deklarata e Palomës ishte pak më e ekzagjeruar seç duhet.

‘‘Vërtet e kemi kaluar dhe mos e hap më sepse lëndon prindërit, por herë tjetër mos bëj edhe aq shumë fabula pasi gjërat nuk kanë qenë kaq të ekzagjeruar”,– tha bashkëshorti i saj.

Nga ana tjetër Paloma rrëfeu se tanimë është e lumtur dhe po planifikon të zgjerojë familjen e saj.