Me trëndafila dhe qirinj, Graniti i bën Fifit surprizën romantike në dhomën e gjumit

Fifi dhe Graniti nuk e kanë parë njëri-tjetrin, sepse këngëtarja ka qëndruar dy netë në dhomën e dënimeve për shkak se ka thyer disa nga rregullat e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Sot dënimi ka mbaruar dhe banorët e dënuar janë lënë të lirë që t’i bashkohen pjesës tjetër të banorëve.

Me këtë rast, Granit Cana, i cili ka krijuar një raport shumë të afërt me këngëtaren, u kujdes që t’i bëjë asaj një surprizë mjaft romantike. Ish-futbollisti kishte vendosur disa qirinj dhe trëndafila mbi shtratin e Fifit për t’i uruar mirëseardhjen.

Këngëtarja u shfaq shumë e emocionuar dhe u fsheh në dollap, gjatë kohës që të gjithë banorët e tjerë erdhën në dhomë për të parë se çfarë po ndodhte. Pas surprizës, Fifi është ulur për të diskutuar me Canën.

LEXO EDHE  Bruno dhe Hyseni konfrontohen fizikisht për Alvisën? Reagon konkurrentja

Pjesë nga biseda:

Granit Cana: Eh, more Fif, qysh dukesh ky shtrat.

Fifi: Bosh ë?

Granit Cana: Po.

Fifi: Prej 1-shit te 10-ta, sa të ka marrë malli?

Granit Cana: A po do me u bo real? Sa po ta merr mendja?

Fifi: Katër.

Granit Cana: A po bën hajgare?

Fifi: A më pyte mu?

Granit Cana: E di si më dukej shtëpia pa e pas Fifin… Jo dhjetë, po dhjetë plus.

Fifi: Ta ha zemrën (i dhuron një puthje në qafë).