Lyrical Son rrëfen historinë e veçantë, tregon si ka lindur historia e dashurisë me bashkëshorten

Foto: Instagram

Artisti i njohur shqiptar, Lyrical Son, si rrallëherë ka folur për jetën e tij private. I ftuar tek “Abc e mengjesit”, reperi ka treguar shumë detaje rreth jetës si baba dhe bashkëshort.

“Mundohem të jem sa më afër tyre dhe me qenë shok. Ndoshta e teproj pak saqë e gjej veten diku nën krevat duke luajtur me kukulla. Këtë gjë e ka familja. Nuk ka asgjë në jetë që mundohem me e krahasuar me dashurinë dhe gjithçka rreth çikave të mia, krejt çmimet, hitet, besomë që do i kisha quajtur mbeturina për një teshtimë të vajzës time”, tha reperi.

Lyrical Son zbuloi gjithashtu se bashkëshortja e tij Gresa i ka thënë të mos heq kurrë dorë nga muzika duke zbuluar edhe historinë e tyre të dashurisë.

LEXO EDHE  Graniti tha se nuk e sheh si të dashur, Fifi nuk heq dorë dhe bën deklaratën e fortë

“Gresa është fanse e imja. E kam pasur shoqe së pari që prej kur ishim fëmijë. Familjen e saj e kam njohur para se të lidhesha me të. Në këtë rast, nuk kemi filluar rastësisht, ka qenë shumë e natyrshme, ka qenë diçka prej Zotit. Ishte gjithmonë në rresht të parë të publikut sa herë kemi kënduar në Prishtinë.

Sa herë që ka dikush që kujdeset për vajzat, Gresa do me qenë aty ku jemi unë dhe Kresha…Më tha: Mos e lini muzikën se nuk kam njeri kë me dëgjuar. Vetëm për ty do të bëjmë një album. Kemi filluar jemi në mes të punës“-tha Lyrical Son.