E kishte paralajmëruar më parë/ Ja kush është autori i sulmit me shigjeta në Norvegji

Të paktën disa persona kanë vdekur dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me hark në Norvegji. Policia në Kongsberg, në jug-lindje të vendit, arrestoi të dyshuarin. Motivet e sulmit nuk janë përcaktuar ende.

Mediet në Norvegji raportojnë se bëhet fjalë për Reiner Ëinklarson, i cili është vënë në pranga.

LEXO EDHE  Ky është shteti i parë evropian që legalizon rritjen e kanabi*it në shtëpi

Sipas medieve norvegjeze, autori i dyshuar i sulmit duket se e ka njoftuar sulmin një video të publikuar në YouTube, disa ditë më parë.

Nuk dihen detaje të tjera mbi personin e dyshuar përveçse u dërgua në stacionin policor në qytetin e Drammen.

Të plagosurit u shtruan në spital. As numri i tyre dhe as gjendja e tyre nuk dihet ende.