Ambasadori gjerman në Kosovë i reagon ashpër Goran Rakiqit: STOP

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe deklaratave të ministrit Goran Rakiq.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “Natën e Kristaltë”.

LEXO EDHE  Mali i Zi i ofron azil politik biznesmenit të kërkuar nga Rusia

“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde.