Zhaku: Kam një tumor beninj në mitër që më pengon të bëj fëmijë

Inida Gjata, e njohur ndryshe se Zhaku, teksa ishte e ftuar në “Apolitik”, ka treguar më shumë në lidhje me arsyen pse momentalisht nuk ka fëmijë.

“Nuk doja të kaloja në shumë detaje mjekësore. Është një problem që kam në mitër që e pengon procesin. Kam një tumor beninj i cili shkakton një lloj pengese. Gjithsesi nuk mendoj se në këtë moshë që jam, dua ti shkoj nga mbrapa fëmijëve”– tregoi ajo.

LEXO EDHE  Degradon debati mes Adës dhe Alvisës: Ma shpife, gjynah që je femër

Ajo shprehet se nuk përben problem për të pasi ajo dhe bashkëshorti i saj janë individë të pavarur të cilët e shijojnë jetën në lirinë e tyre. Ndër të tjera thotë se bota nuk po bëhet një vend më i mirë për të sjellë në jetë një fëmijë.