Balina Bodinaku tregon kush e bindi të bëhej opinioniste e “Big Brother Vip”

Foto: Instagram

Opinionistja e “Big Brother Albania VIP”, Balina Bodinaku, e ftuar në “Wake Up”, foli për ftesën që iu bë dhe tundimin që kishin për të bërë diçka ndryshe në karrierën e tyre.

Balina rrëfeu se personi i parë që telefonoi ishte drejtori i bankës ku punon, për të marrë aprovimin e tij dhe më pas të merrte vendimin përfundimtar. Ajo u shpreh se nuk është punë e vështirë, por duhet të jenë korrekt që të mos gjykojnë asnjë prej banorëve VIP që janë të izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Balina: Pata një moment refleksioni. Më duhet të kuptoja se për çfarë bëhej fjalë. E kisha me dyshim për shkak se nuk e ndjeja veten si pjesë e ëksaj gjësë. Nuk mendoja se më përkiste. E pyeta se si i shkoi mendja tek unë. Më dha disa arsye që më bëri qejfin. Tundimi për të bërë një gjë të re ishte i madh.

Të parit që i kam shkruar ka qenë drejtori në bankë. Ishte dhe një shpresë për të shkarkuar përgjegjësinë time. Nëse do më thoshte jo, do isha më komode.

E kisha lënë të takohesha me Arbanën një ditë më pas dhe duhet ta kem “po” ose “jo” nga drejtori duke qenë se është impenjimi im primar. Unë mendoj që nuk është shumë e vështirë, ka përgjegjësi për të qenë sa më korrekt se është një fije e hollë që e ndan mendimin dhe gjykimin. Mundohem ta mbaj deri në fund gjykimin dhe vlerësimin. Shpresoj që ta kuptojnë që është një lojë në fund të ditës.

LEXO EDHE  Atdhe Xharavina zbulon pse vendosi ta fshijë Bora Zemanin nga rrjetet sociale