• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E lidhte të bijën në pemë dhe e përdhu*onte, dënohet me 8 vite vurg 50-vjeçari

08:57 : 10/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe ka dënuar me 8 vite burg një 50-vjeçar, i cili kishte përdhunuar për 3 vite me radhe vajzën e tij.

Shtetasi Shkëlqim Isufi, i cili u arrestua më 9 korrik të vitit 2019 pas një videoje të publikuar në media, u gjet fajtor dhe ndaj tij u ngritën akuzat për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.

Për këto dy akuza ai u dënua me 12 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi ulje të dënimit. Referuar dosjes hetimore thuhet se përmes aktit të ekspertimit mjekoligjor është arritur të provohet se 50-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën që në moshën 15- vjeçare.Rasti i parë i abuzimit ka ndodhur në Gjermani gjatë kohës që familja nga Shullazi i Kurbinit po kërkonte azil në këtë shtet. Sipas dëshmisë së vajzës, babai e kishte marrë dhe shkuar në një zonë të pabanuar, duke e lidhur në një pemë e kryer marrëdhënie seksuale me të në kohën kur ajo kishte qenë në moshën 15-vjeçare. Më pas abuzimi me dhunë ka qenë i vazhdueshëm dhe duke mos gjetur zgjidhje tjetër, kur u kthyen në Shqipëri, vajza vendosi të denoncojë të atin në media. Ajo bëri publike një video ku tregohej kryerja e marrëdhënieve seksuale me të, prej babait të saj. Bazuar në këto të dhëna, shërbimet e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore rreth këtij rasti, duke identifikuar dhe prangosur autorin që kryente akte të turpshme me të bijën.

DOSJA HETIMORE

Rasti u denoncua publikisht më 9 korrik të vitit 2019 dhe sipas vendimit të gjykatës, dhuna ka nisur që kurse vajza ishte në moshën 15-vjeçare dhe kërkonin azil në Gjermani. Duke qenë se e reja kishte krijuar një lidhje me një të ri nga Kosova, babai i saj ka shfrytëzuar këtë moment për të abuzuar me të bijën në vende dhe ambiente të ndryshme. Vajza ka deklaruar se pas çdo abuzimi, babai i saj i ka thënë se ishte hera e fundit.

Lexo edhe:

Kurbin/ Një person i jep fund jetës duke qëlluar veten me çifte

Bilanc lufte në Laç/ Policia: Janë 5 të plagosur. Autorët djegin makinën në Balldren (EMRAT)

“Në një regjistrim tjetër, babai i saj, i pandehuri, me insistim kërkon të kryejë marrëdhënie seksuale në ambientet e shtëpisë së tyre, por ajo nuk pranon. Gjatë regjistrimit të bisedave mes të pandehurit dhe të dëmtuarës, në ambientin e një bar-kafeje, në një ballafaqim mes së dëmtuarës, të atit dhe së ëmës, vajza i bën me dije së ëmës dhunimin nga i ati dhe në këtë ballafaqim, e ëma shprehet se do t’i kërkojë të atit që të mos e dhunojë më vajzën, duke u sjellë ajo në këtë mënyrë sikur nuk kishte ndodhur gjë.

Gjatë këqyrjes së transmetimeve audio-vizive janë transkriptuar pjesë të komunikimeve mes babait të vajzës dhe kësaj të fundit, ku pasqyrohet qartë insistimi i tij për të kryer marrëdhënie seksuale, si dhe pohohet dhe pranohet kryerja e marrëdhënieve seksuale në mënyrë të përsëritur. Po ashtu, bazuar dhe referuar shprehjeve të vajzës në komunikim me babanë e saj, tregohet qartë se këto marrëdhënie seksuale janë kryer pa dëshirën e saj dhe me dhunë, duke u përdorur edhe mjete të tilla si litarë, zinxhirë etj.”, thuhet në dosjen hetimore për rastin.

Vajza tërhoqi denoncimin, babai e abuzoi sërish

Para se vajza të denonconte publikisht abuzimin seksual nga babai i saj, kishte bërë një denoncim më herët në Polici. Adoleshentja kishte kontaktuar përmes “Facebook”-ut një avokat, i cili kishte bërë kallëzim në organet përkatëse. “Menjëherë ka filluar hetimi për këtë ngjarje, por gjatë hetimit, e dëmtuara është tërhequr nga kallëzimi, pasi nuk ka pasur prova konkrete për të provuar dëshminë e saj, duke deklaruar se nuk ishin të vërteta ato që i kishte treguar avokatit. Por pas një muaji kur ajo kishte tërhequr kallëzimin penal, i ati ka kërkuar sërish të kryejë marrëdhënie seksuale me të dhe edhe pse e dëmtuara nuk ka dashur të kryejë marrëdhënie, ai ka përdorur forcën duke e realizuar qëllimin e tij”, thuhet më tej

NËNA MOHOI ABUZIMIN

Pavarësisht se vajza i kishte shprehur nënës së saj abuzimin që po ndodhte me të, ajo nuk e kishte besuar në asnjë rast dhe madje kishte pretenduar se vajza e kishte stisur pasi ai nuk e linte të dilte me shoqërinë. “Gjithashtu, ajo ka pretenduar se ka diskutuar për këtë gjë me bashkëshortin e saj, Shkëlqim **, por ky i fundit ka mohuar çdo gjë në mënyrë kategorike. Policia Gjyqësore në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes, ka kryer transkriptimin e plotë të bisedave mes babait dhe vajzës, nga ku rezulton qartësisht kryerja e marrëdhënieve seksuale mes babait dhe vajzës, disa herë dhe kundër dëshirës së vajzës”, thuhet më tej. Shkëqlim Isufi u arrestua nga Policia pak orë pas transmetimit të pamjeve në media./ Panorama

 

Etiketa: denohet me burg 50 vjecariKurbin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kurbin/ Një person i jep fund jetës duke qëlluar veten me çifte

09:22 : 23/05/2025
AKTUALITET

Bilanc lufte në Laç/ Policia: Janë 5 të plagosur. Autorët djegin makinën në Balldren (EMRAT)

15:22 : 03/05/2025
AKTUALITET

Berisha në Kurbin: Majlinda Carën do e dërgojmë tek Erion Veliaj

21:07 : 02/05/2025
AKTUALITET

EMRAT-VIDEO/ Shkatërruan lokalin për ta vjedhur, kamerat “tradhtojnë” dy hajdutët në Kurbin

14:51 : 30/04/2025
AKTUALITET

Zbulohet një sasi tritoli jashtë një lokali në Kurbin, policia dhe forcat xheniere në vendngjarje

12:53 : 25/04/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Vëllai i deputetes së PD i nxjerr armën qytetarit: Prokuroria nuk e hetoi ngjarjen

21:21 : 24/04/2025
Para

Kriza dhe rritja e çmimeve, Edi Rama blen për makinat qeveritare 8 mln USD karburant

TË GJITHA

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Më shumë vdekje se sa lindje

21:30 : 05/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

21:17 : 05/07/2025

Çudit deputetja e re e Ramës: Çfarë ka Zelensky më shumë se Zegjineja…

21:12 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com