• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza energjetike, Lubonja: Rezultat i abuzimeve të mëdha me pushtetin. Opozita të ngrejë popullin për të zgjidhur këto probleme

17:38 : 08/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja, nëpërmjet një lidhje me “Skype” me rubrikën “Opinion” në “News 24”, foli për krizën e re energjetike. Sipas analistit, kriza ka ardhur jo nga faktorë të jashtëm, por nga abuzimet e mëdha me pushtetin.

Ai tha ndër të tjera, se qëndrimet që po mban opozita janë të drejta dhe propozimet e thëna prej tyre gjithashtu. Por për të, do të ishte e udhës që të kishte një tubim mbarëkombëtar, të iniciuar nga opozita.

Ai tha se shqiptarët lëvizin vetëm në momentin që i vidhen paratë në mënyrë të drejtpërdrejt, e këtu përmendi shembullin e piramidave.

Fatos Lubonja: Nëse do të nisemi nga fjala krizë, ajo ka dy kuptime, ku përfshihet edhe zgjidhja. Pse e them? E them sepse kjo është vërtetë një krizë, por a jemi përqendruar ne në këtë krizë për të gjetur zgjidhje afatgjatë? Unë mendoj që është rasti për t’u thelluar. Kjo që ne e quajmë krizë, nuk është një fatkeqësi natyrore, si tërmeti apo pandemia, por është rezultati i abuzimeve të mëdha me pushtetin. Gjithçka duhet parë në këtë fokus. Ne kemi prodhuar energji dhe gati mjaftueshëm për të harxhuar për këtë vit, por ne e kemi shitur 21 herë më lirë ose e kemi blerë 21 herë me shtrenjtë, se atë që kemi shitur.

Rama thotë që jemi të detyruar ta bëjmë përherë, sepse nuk e ruajmë dot energjinë?

Lexo edhe:

Lufta Izrael-Iran/ Lubonja: Ndërhyrja e SHBA në konflikt, me përmasa botërore

Rinumërimi i votave, Lubonja: Kutitë tregues se si veprojnë rivalitetet dhe grupet brenda partive

Fatos Lubonja: Unë besoj më shumë opozitën këtu se sa Edi Ramën, ashtu sikurse besoj atë tjetrën që 30 % e karburanteve që na shitet me atë çmim futet kontrabandë. Kjo e “Pandora Paper” është e njohur. Këtë punë duhet ta zgjidhë drejtësia, por drejtësinë e kanë kaluar këta dhe jemi në një rreth vicioz. Ka dhe kriza të tjera që janë më të thella, për të cilat kemi folur vazhdimisht. Personalisht kam folur herët që përvojat e krijimit të metropoleve të mëdha- se ka pasur dhe ide për të bashkuar Durrësin dhe Tiranën në një super metropol- krijojnë probleme të mëdha. Janë ndjekur politika të gabuara që ne do i paguajmë edhe në këtë formë. Ashtu sikurse ndërtimet e larta, që dërgohet uji me pompa nga lart, ku harxhohet shumë energji, e në 30 vite nuk është bërë asnjë investim. Ndërkohë kemi një qeveri që thotë fajin e ka bota, Evropa, opozita, e ajo asnjëherë.

Opozita çfarë duhet të bëjë?

Fatos Lubonja: Vërejtjet e opozitës janë me vend dhe qëndrojnë. 30% e karburanteve janë kontrabandë. Ata (qeveria) ka kapur pushtetin politik, drejtësinë, e çdo të bëj opozita më? Këtu kthehemi te kriza dhe në këtë drejtim, opozita duhet të ngrejë popullin për të zgjidhur këto probleme. Opozita duhet të shkonte te ambasada amerikane e të thoshte se korrupsioni ka 8 vite që është prezent. Këtë duhet të bëjë opozita.

Ne sot kemi kryeministrin që akuzohet nga kolegët e tij të opozitës që është zëdhënës i oligarkëve. Asnjëri prej këtyre nuk propozojnë mënyrat se si ndryshohet ky model?

Fatos Lubonja: Një nga parullat e Berishës është që do të rikthejmë pluralizmin në Shqipëri. Pluralizëm nuk do të thotë bandat dhe oligarkët. Pluralizëm i vërtetë do të thotë ide dhe përfaqësim. Të tre partitë kryesore,- që po shkrihen në një- dhe një nga arsyet është sepse kanë pasur të njëjtën model ekonomik, privatizim të gjithçkaje. A keni parë një nga këto parti të flitet për problemet ekologjike? Ku ne jemi kampion, sepse nëse do të ishim 200 mln, do ta kishim mbytur Evropën në këtë drejtim. Asnjë nga partitë tona nuk flasin për ide, për arsye të ndryshme. Këtu futet izolimi kulturor. Ndjeshmëria ndaj ambientit, e majta, e djathta që gjithsesi kanë evoluar dhe kanë ruajtur disa qëndrime të ndryshme. Këto ide mungojnë te ne. Ne vijmë dhe nga një përvojë që nuk kemi zhvilluar dialogun e të kundërtave, ka dhe një arsye që i vihet si presioni i madh fakti që partitë tona, janë të kapura nga oligarkia.

Kryeministri tha që ekspertët mendojnë që kjo krizë do të zgjasë deri në mes të 2022. Mendoni që një situatë e tillë do të ketë efekte negative në elektoral?

Fatos Lubonja: Për hir të stabilitetit dhe fuqisë së shqiptarëve për të reaguar, me një opozitë që i bërit ë gjitha mënyrat e forta, por pa qenë e fortë, sepse s’kishte të gjithë popullin me vete. Kjo që thoni ju, se sa mund të ndikojë kriza në elektorat, unë them se do të ndikojë padyshim, por varet se si do të shkojnë punët. Shqiptarët mund të lëvizin vetëm kur i vjedh lekët direkt në mënyrë arrogante dhe të madhe, si në rastin e piramidave.

Etiketa: lubonja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lufta Izrael-Iran/ Lubonja: Ndërhyrja e SHBA në konflikt, me përmasa botërore

15:43 : 23/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i votave, Lubonja: Kutitë tregues se si veprojnë rivalitetet dhe grupet brenda partive

22:28 : 12/06/2025
AKTUALITET

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

21:34 : 06/06/2025
AKTUALITET

Lubonja kundër restaurimit: Godinat e rrënuara të Spaçit flasin më tepër se muret e lyera me suva

18:57 : 05/06/2025
AKTUALITET

Kritikat ndaj PD, Lubonja: Zgjedhjet i tjetërson partia në pushtet, ne merremi me opozitën

22:09 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Berisha nuk shkon dot përtej militantëve të tij”/ Lubonja: Regjimi nuk rrëzohet pa u bashkuar

18:02 : 02/06/2025
Para
The Crown Prince of Saudi Arabia, Mohammed bin Salman.Jacquelyn MartinAP

Sheikët arab nisin revolucionin te Newcastle, ish-trajneri i Interit drejt stolit të "qymyrxhinjve"

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com