• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eksperimenti i dështuar me Shqipërinë/ Ndërkombëtarët kundër vetingut në Kosovë dhe Maqedoni

19:49 : 07/10/2021
në AKTUALITET, RAJONI, VETTING

Pohimi që reforma në drejtësi qe një eksperiment i dështuar dhe që sot mban peng drejtësinë për dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë është tabu për shumicën e aktorëve politikë në vendin tonë, me pak përjashtime. Kjo sepse reforma është edhe një nga investimet më të mëdha të ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian. Për pasojë, kushdo që pohon dështimin, tingëllon si blasfemues.

Të parët, ambasadorët vazhdojnë të flasin për reformën si një histori suksesi, të dytët, zyrtarët e qeverisë e amplifikojnë mesazhin në publik. Me këtë në mendje, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i ftuar në një panel diskutimi për reformën, e konsideroi si sukses eleminimin nga sistemi të 60% të gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të vetingut, mungesa e të cilëve ka futur në ngërç të gjithë sistemin.

Në fillim të konferencës ‘Tirana Connectivity Forum’ të zhvilluar në Tiranë sot, Manja recitoi një fjalim ku foli “një fazë të dytë të reformës në drëjtësi për vitet 2021-2025, një dokument strategjik që synon jetësimin e vizionit për një sistem drejtësie të pavarur, llogaridhënës, të aksessueshëm, transparent dhe efiçent, që mbron të drejtat e njeriut dhe i shërben shoqërisë sipas standarteve europiane”.

Me entuziasëm, Manja pranoi se kishte pasur probleme me vakancat në gjykata dhe në prokurori, por socialistët kanë parashikuar që për 3 vitet e ardhshme të prodhojnë nga Shkolla e Magjistraturës rreth 700 magjistratë të tjerë. Me pak fjalë, pritshmëritë janë që sistemi të plotësohet andej nga viti 2024.

Por lehtësia me të cilën ministri shqiptar i drejtësisë pranonte mungesën e drejtësisë, nuk ishte e njëjtë për kolegët e tij në panel Albulena Haxhiu e Kosovës dhe Bojan Marickij, i Maqedonisë së Veriut.

Lexo edhe:

“BE po flirton me një narko-shtet”/ Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

Siç u pa në takim, as vetë ndërkombëtarët që propagandojnë ende sot suksesin e reformës në drejtësi nuk ndajnë të njëjtën mungesë ndjeshmërie ndaj këtij problem të krijuar në vendin tonë. Përkundrazi, ata janë të shqetësuar për atë që po ndodh dhe këtë e konfirmuan dy ministrat e tjerë të drejtësisë.

Albulena Haxhiu e Kosovës, tha se qeveria e Vetëvendosjes ka vendosur ta aplikojë vetingun për të përjashtuar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi, por sipas saj, zyrtarët e Bashkimit Europian kishin qenë kundër.

“Kosovës nuk i është kërkuar të bëjë veting në sistemin e drejtësisë. BE kërkon nga ne që të fokusohemi në përmirësimin e mekanizmave disiplinorë që janë në sistem, por këto nuk kanë funksionuar”, tha Haxhiu.

“Në fillim të mandatit tim jam takuar me përfaqësues të Bashkimit Europian. Kanë shprehur rezerva pikërisht për faktin se mund të mbesin institucionet pa personel, mund të kemi vakanca, apo të kemi institucione jofunksionale, siç ka ndodhur edhe rasti i Shqipërisë”, tha Haxhiu duke zbuluar kësisoj se edhe vetë në BE janë të ndërgjegjshëm se reforma tek ne ishte një eksperiment i pamenduar mirë.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Bojan Marickij, Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, i cili tha se vetingu ishte refuzuar nga ndërkombëtarët.

“Në strategjinë tonë të vitit 2017 ne parashikuam të aplikonim vetingun në vendin tonë. Fatkeqësisht, Bashkimi Europian nuk e mbështeti qëllimin tonë për vetingun, por ata mbështetën përforcimin e kritereve për zgjedhjen dhe përjashtimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të rinj. Prandaj nuk e aplikuam vetingun, megjithëse ne donim ta bënim. Por ne implementuam filtrimin, që është një version më i lehtë i vetingut dhe që nuk shkakton ato pasoja që ka shkaktuar në vende të tjera”, tha Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë.

Del qartë nga këto deklarata, se të paktën në Bashkimi Europian e kanë kuptuar gabimin që bënë në Shqipëri duke imponuar një reformë të sistemit, që në vend ta përmirësonte, e paralizoi atë. Thjesht nuk e thonë./LAPSI

Etiketa: kosoveShqiperivetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“BE po flirton me një narko-shtet”/ Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë

21:31 : 13/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

15:59 : 13/11/2025
RAJONI

DW: Kosova ende në udhëkryq

15:27 : 13/11/2025
AKTUALITET

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

14:46 : 13/11/2025
AKTUALITET

Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali, zbardhet agjenda

18:44 : 12/11/2025
Para

Ja çfarë duhet të hajë një burrë për mëngjes

TË GJITHA

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com