Aksident në Libohovë/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një i plagosur

Foto ilustruese

Një aksident tjetër në rrugën që lidh Sofratikën me Libohovën. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë, një prej tyre është përmbysur në kanal. Fatmirësisht nuk ka humbje jete, por është lënduar lehtë vetëm drejtuesi i fuoristradës që doli nga rruga, shtetasi me inicialet I.K.

LEXO EDHE  Po vjen varianti i ri, mjeku: Nuk do të ngelet njeri pa u infektuar, keni vetëm një zgjidhje

Ai është transportuar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë policia në vendngjarje ka bërë shoqërimin e drejtuesit të makinës tjetër. Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.