• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkarkimet me “dorëheqje”, rrënimi i imazhit të policisë

21:38 : 06/10/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE

Ministri i brendëshëm Bledi Çuçi doli sot përpara selisë së kryeministrisë për të bërë një hap pas prej deklaratës së një dite më parë, se Ardi Veliut po i sosej flaka e kandilit në krye të policisë së shtetit.

Ministri u justifikua se togëfjalshi i tij pezhorativ ishte më tepër pasojë e emocioneve të shkaktuara në përballjen me opozitën në parlament, sesa mendimi i tij për punën e shefit të policisë. Çuçi e ngriti në qiell atë duke theksuar se uniformat blu kishin arritur në këto vite në standarte dhe performancë shumë të lartë.

Në fakt, kjo komedi me të cilën gjithsecili vë buzën në gaz nga halli, e ka një shpjegim. Dikush me sa duket i ka tërhequr vërejtjen ministrit për faktin se puna e policisë nuk duhet vënë në diskutim. Deviza ka qenë: dhe Ardi Veliun duhet ta heqim qafe se me injorancën, militantizmin përtej normës dhe mungesën e profesionalizmit na diskreditoi, por edhe beteja propagandistike e sukseseve duhet të vazhdojë.

Po si mund të çlirohesh nga një drejtues “i suksesshëm”?

Vetëm me dorëheqje.

Lexo edhe:

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

Pikërisht për këtë arsye, kur e thirri në zyrën e tij, në kryeministri, të martën në mesditë, Rama i ka komunikuar Veliut se epoka e tij kishte përfunduar por se kjo do të zgjidhjej me anë të dorëheqjes.

Kështu u bë dhe drejtori i bindur i policisë “zbuloi” papritamas se i duhej të kalonte më shumë kohë me familjen. Aq qesharake ishte e tërë kjo situatë, sa edhe brenda letrës së dorëheqjes shndërrua në hit në rrjetet sociale, Veliu tregonte se ishte sërisht i gatshëm të hiqte dorë nga gruaja dhe fëmijët, të cilët i pati përdorur si arsyen se përse po hapte rrugë, për të bashkëpunuar sërish me kryeministrin.

Por, pavarësisht këtyre episodeve që e bëjnë edhe me humoristike gjithë historinë, një fakt mbetet i pandryshuar. Pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme, Rama, për të mos prishur kartolinën e “policisë që duam” kurë nuk e ka pranuar largimin si të paaftë të drejtuesve të policisë.

Ndonëse i përfshirë në akuza për përgjime të paligjshme, Atran Didi u largua nga drejtimi i policisë me “vullnetin e tij të lirë”. Po ashtu edhe Fatmir Xhafa, i cili nuk arriti dot kurrë ta bënte bindëse alibinë për dosjen “Babale” dha një dorëheqje pa motive. Po me “vendim personal” u largua edhe Sandër Lleshaj, pas vrasjes së Klodian Rashës, ndonëse prej kohësh ishte një sekret publik ftohja e tij përfundimtare me shefin e qeverisë. Nga të gjithë ministrat dhe drejtorët që ka pasur policia në vitet e rilindjes, vetëm Saimir Tahiri dhe Haki Çako nuk janë larguar me dorëheqje.

Dhe arsyeja se pse kjo ka ndodhur kuptohet lehtë. Sepse ndryshe nga çfarë premtoi në fushatën e 2013, Rama nuk ndërtoi dot një polici ku vrasësit të mos largoheshin në drejtim të paditur, organet e rendit në vend nuk penguan dot që në raportin e Departamentit të shtetit për narkotikët, Shqipëria të etiketohej si “vend burimi për kanabisin dhe rrugë furnizimi për drogërat e forta”. Gjatë këtyre viteve u kthyem sërish tek versioni më i keq i policisë politike që ushtron dhunë mbi kundërshtarët e rregjimit dhe tek përdorimi i saj për manipulimin e zdhedhjeve. Prandaj, njësoj si edhe me rastin e Ardi Veliut, deviza mbetet e njëjtë: “Sukseset vazhdojnë, por thjeshtë drejtuesit largohen për arsye familjare”. /Lapsi.al/

Etiketa: cucipoliciaveliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

17:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

16:52 : 28/10/2025
AKTUALITET

Krimi në familje në Durrës/ Nëna u përpoq ta ndalonte, por i biri e vrau të atin me thikë

15:59 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrau të atin me thikë në Durrës, arrestohet pas dy orësh 25-vjeçari

15:43 : 28/10/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje 56-vjeçaren, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë

17:12 : 27/10/2025
AKTUALITET

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025
Para

Këto janë disa nga shenjat e para të problemeve të mëlçisë

TË GJITHA

Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

19:22 : 28/10/2025

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

19:13 : 28/10/2025

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025

“Më b#llizonte!”/ Sherri mes picierit dhe kuzhinierit në “Komunën e Parisit” përfundon në vr@sje

18:20 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com