• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngjarja në Elbasan/ Nga aksidenti fatal te dënimi në Itali, zigzaget e Ardian Çollakut me drejtësinë shqiptare

09:49 : 05/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Foto nga vendngjarja

Foto nga vendngjarja

Ardian Çollaku, një prej dy viktimave të atentatit të djeshëm në Elbasan, ka pasur probleme me drejtësinë shqiptare në kohë të ndryshme.

Pasditen e djeshme, pranë një pikë karburanti në hyrje të Elbasanit, u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga një makinë në lëvizje 50-vjeçari Ardian Subashi (Çollaku) dhe Lulzim Bitri, 35 vjeç. Një makinë që dyshohet se u përdor nga autorët, u gjet e djegur në vendin e njohur si “Metalurgjiku”. Nga policia ka pasur shoqërime, por ende asnjë të arrestuar lidhur me krimin.

Ardian Çollaku

Dënimi për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje

Nga të dhënat zyrtare, rezulton se në 4 Qershor 2013, Ardian Subashi (Çollaku) babai i dy fëmijëve, është dënuar për veprat penale të vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje me 7 muaj burgim, në një çështje gjyqësore ku të pandehur kanë qenë dhe persona të tjerë. Bëhet fjalë për vjedhjen e një agjencie martesore në Elbasan në 28 Dhjetor 2012, ditë edhe kur 50-vjeçari u arrestua nga policia.

Si iu ul dënimi për aksidentin me vdekje

Lexo edhe:

U plagos në atentatin në Elbasan, Ardian Çollaku ndërron jetë në Spitalin e Traumës

Atentati në Elbasan, Policia: Ardian Subashi në vdekje klinike

Më tej, në Mars 2017, i dehur nën drejtimin e një automjeti, ai përplasi për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë.

Referuar akt-ekspertimit teknik të aksidentit, Ardian Çollaku ishte duke drejtuar mjetin tej normale të lejuara të shpërjtësisë.

“I pandehuri Ardian Subashi është banor i qytetit të Elbasanit dhe ka në pronësi një automjet Land Rover me targë AA 404 PD. Më datë 29.03.2017 rreth orës 16.57 i pandehuri duke udhëtuar në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit tek vendi i quajtur “kryqëzimi i dinamos” mbasi ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij ka goditur viktimën Ardian Rika i cili ishte duke lëvizur me biçikletë në krahun e tij të lëvizjes”, thuhet në vendimin e gjykatës së Elbasanit për Çollakun.

“Nga akti i ekspertimit autoteknik i muajit prill 2017 rezulton se: Drejtuesi i mjetit tip Land Rover me targë AA 404 PD, që drejtohej nga i pandehuri Ardian Subashi, ka qarkulluar me shpejtësi prej 87.5 % më shumë se normat e lejuara, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka drejtuar mjetin nën ndikimin e alkolit. Shkaku determinant teknik në këtë ngjarje është shkelja e neneve 138/1, 139/1/2/3, 140/1, 184/1 të Ligjit Nr.8378/1998 nga ana e drejtuesit të mjetit tip Lan Rover me targë AA 404 PD, që drejtohej nga i pandehuri Ardian Subashi. Sipas këtij akti, i pandehuri ka lëvizur me shpejtësi 75 km/orë kur shpejtësia e lejuar sipas nenit 140/1 të Ligjit Nr.8378/1998 në qendrat e banuara është deri në 40 km/orë”, thuhet me tej në vendimin e gjykatës.

Për ngjarjen u arrestua ditën e aksidentit, ndërsa më 3 Shkurt 2018, Gjykata e Elbasanit e dënoi Subashin me 6 gjashtë vjet burgim për vrpte penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Megjithatë, për çështjen u dha një vendim i dytë që lehtësoi dënimin e Ardian Subashit. Nga ana e akovatit mbrojtës së 50-vjeçarit u apelua verdikti i shkallës së parë dhe Gjykata e Apelit të Durrësit u shpreh më 16 Korrik të po atij viti.

Me një vendim me trupën gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Arjan Balliu, dhe anëtarë Desart Avdulaj e Tritan Hamitaj, dënimi u ul nga 6 vite në 3 vite burgim.

Arrestimi për llogari të Italisë

Një tjetër rast me shumë pikëpuyetje është ai i vtit 2015, kur Subashi u arrestua nga policia në Elbasan me qëllim esktradimi drejt Italisë.

Asokohe, sipas njoftimit të policisë, ai u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Por, në faqen zyrtare të gjykatave nuk ka të dhëna për cecurinë e çështjes dhe mbetet e paqartë se si Çollaku u lirua nga qelia pas arrestimit për llogari të autoriteteve italiane.

Po ashtu, Çollaku ka qenë edhe subjekt i OFL, ku vitin e kaluar iu kërkua deklarimi i pasurisë.

Hetimet

Rreferuar raportimeve mediatike, dyshimet e grupit hetimor për vrasjen e dyfishtë lidhen me larjen e hesapeve mes bandave.

Raportohet se Ardian Çollaku (Subashi) është hetuar për vrasjen e Everest Çakajt, ngjarja që ndodhi më 11 Maj të këtij viti, në të cilën dyshohet se ka pasur lidhje direkte. Çollaku dyshohet se vidhte automjete dhe ua shiste grupeve kriminale për të kryer vrasje. Po kështu, dyshohet se ka bashkëpunuar dhe me “grupin e Dubait” dhe të Erion Alibejt, i cili është vëllai i Endrit Alibejt, që mbeti i vrarë në “Masakrën e Bradasheshit” në vitin 2018.

Viktima tjetër Lulzim Bitri raportohet si lidhje e fortë e Talo Çelës – një nga miqtë më të afërt të tij. Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Lulzim Bitri u arrestua nga autoritete maqedonase në vitin 2018, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim të një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Mediat vendase raportuasn se vrasja ndodhi pas përplasjes mes dy grupeve kriminale, ndërsa nuk dihet ende se në çfarë rrethanash Bitri la qelinë.

Lulzim Bitri
Etiketa: Ardian ÇollakuArdian Subashi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U plagos në atentatin në Elbasan, Ardian Çollaku ndërron jetë në Spitalin e Traumës

08:27 : 05/10/2021
AKTUALITET

Atentati në Elbasan, Policia: Ardian Subashi në vdekje klinike

21:07 : 04/10/2021
Foto nga vendngjarja
AKTUALITET

Atentati në Elbasan/ I dënuar me 23 vite burg në Itali, pikëpyetjet pse Ardian Subashi nuk u ekstradua

21:04 : 04/10/2021
AKTUALITET

Vriten me armë zjarri dy persona në Elbasan/ E kaluara kriminale e viktimave dhe dyshimet për krimin

20:02 : 04/10/2021
Para

"Pandora Papers"/ Zbulohen emrat e tre VIP-ave të përfshirë në skandal

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 21 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 20/05/2025

Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Ndryshon pakti Rama-Meloni, Shqipëria bëhet me CPR

22:58 : 20/05/2025

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit

22:48 : 20/05/2025

Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave

22:47 : 20/05/2025

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

22:43 : 20/05/2025

Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

22:36 : 20/05/2025

E ardhmja e Dakut, trajneri i Rubin Kazan: Shumë shpejt vendoset gjithçka

22:31 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com