• Kontakt
Monday, May 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manastirliu: Tetori “muaj i hapur”, prioritet vaksinimi i plotë i popullisë target brenda pranverës

12:14 : 02/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është prezantuar Plani i Përgjigjies 2021-2023 ndaj pandemisë dhe impaktit post Covid-19.

Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se ky plan është një dokument orientues, në funksion të përgjigjies ndaj Covid-19, që është fleksibël në bazë të skenarëve me të cilët mund të përballemi në vijim.

Duke u ndalur tek pikat kryesore që Plani i Përgjigjies 2021-2023 përmban, Manastirliu renditi vaksinimin, si më të rëndësishmin duke theksuar se fokusi kryesor në muajt në vazhdim është rritja e mbulesës vaksinale.

“Përpjekja mbetet tek rritja e mbulesës vaksinale, që padyshim është një detyrë e jona, e sistemit shëndetësor i cili është çdo ditë në këmbë në funksion të kësaj detyre. Qeveria shqiptare ka garantuar deri më tani dozat e nevojshme të vaksinës. Brenda pranverës së vitit të ardhshëm ne duhet që të mundësojmë vaksinimin e popullatës target, ashtu sikurse e kemi përcaktuar. Ndërkohë që tashmë e kemi marrë vendimin për të siguruar që edhe studentët të jenë të vaksinuar dhe të shkojnë në universitete të vaksinuar për të siguruar që shkollat tona të vazhdojnë procesin normal të mësimit në auditore, ndaj edhe muaji tetor do të jetë një muaj i hapur për vaksinimin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha gjatë fjalës saj tha se nevojitet një ridimensionim i sistemit shëndetësor, përsa i përket mënyrës së përdorimit të burimeve njerëzore dhe financiare në shërbim të qytetarëve.

Lexo edhe:

Vaksinimi kundër HPV-së, mbi 13 mijë fëmijë të vaksinuar në Kosovë

Dështimi i sistemit arsimor, qeveria gjen “fajtorin”, Manastirliu: Mbyllim TikTok-un

“Drejtimi i parë i ridimensionimir të sistemit shëndetësor është kujdesi parësor. Një punë e madhe do të bëhet në raport të riorganizimit të sistemit parësor edhe në funksion të asaj që ne kemi projektuar, që është strategjia e kujdesit parësor për integrimin e shërbimeve socio-shëndetësore. Ka ardhur koha që të fillojë ky implementim, pra i një kujdesi të integruar socio-shëndetësor. Fokusi tjetër është tek shëndeti mendor nga impakti post-Covid”, bëri me dije Manastirliu.

Duke folur për investimet e bëra në 8 vite në sistemin shëndetësor, që mundësuan përballimin e pandemisë së Covid-19, Manastirliu tha se forcimi i kapaciteteve do të vijojë me investime të tjera.

“Plani ynë parashikon që të ketë rreth 1800 shtretër të dedikuar për çdo skenar për përballimin e situatës, sigurisht të ndarë sipas tre skenarëve kryesore që ne kemi. Investimet janë gjithëpëfshirëse, duke filluar nga Urgjenca Kombëtare, duke përfshirë fuqizimin e flotës së autoambulancave në funksion të mbulimit akoma më të mirë të territorit por edhe të shërbimit në familje; tek ISHP me investime direkte në fuqizimin me aparatura që besoj do të rrisin në një nivel më të lartë punën e Institutit; gjithashtu përsa i përket përmirësimit të sistemit të survejancës. Dhe një ndër investimet mund të them që me të vërtetë do të luajë rol kyç për nga rëndësia që ka, është rehabilimi i plotë i spitalint infektiv, me aparatura të teknologjisë së lartë”, tha Manastirliu.

Ajo bëri me dije se objektivat e strategjisë së Planit të Përgjigjes 2021-2023 janë:
– Forcimi i survejancës epidemiologjike dhe masave të parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit në komunitet.
– Menaxhimi i rasteve me SARS-CoV-2 në nivel spitalor dhe përballja me skenarët e rinj të mundshëm.
– Organizimi i kujdesit shëndetësor, forcimi i QKUM, infrastrukturës spitalore dhe burimeve njerëzore.

Etiketa: Manastirliuvaksinimi

Lajme të lidhura

RAJONI

Vaksinimi kundër HPV-së, mbi 13 mijë fëmijë të vaksinuar në Kosovë

20:38 : 04/05/2025
AKTUALITET

Dështimi i sistemit arsimor, qeveria gjen “fajtorin”, Manastirliu: Mbyllim TikTok-un

13:50 : 21/12/2024
AKTUALITET

Vrasja e Martinit/ Prindërit kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut: Të hënën, protestë në orën 17:00

10:25 : 23/11/2024
AKTUALITET

“Kur ne flisnim për problemet në arsim, ministrja qeshte”/ Zhupa: Manastirliu të dorëhiqet

11:07 : 19/11/2024
AKTUALITET

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Koçiu, Manastirliu dhe Cani do dëshmojnë përballë deputetëve

09:12 : 21/10/2024
BOTA

UNICEF: Pauza luf*tarake në Gaza, është rënë dakord për vaksinimin e poliomielitit

20:16 : 10/10/2024
Para
Foto: Shkëputur nga emisioni Përputhen

Shpërthen Sindi: Olsa Muhameti është shpirtligë, Bora Zemani indiferente (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com