Skandali/ Vidhnin ushqimet në ‘Shtëpinë e të Moshuarve’, pezullohen nga puna kuzhinierja dhe pjatalarësja

Pezullohen nga puna kuzhinierja dhe pjatalarësja në ‘Shtëpinë e të Moshuarve Fier’.

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e të hënës një skandal që ndodh në shtëpinë e të moshuarve në Fier, ku punonjës të saj vjedhin ushqimet e të moshuarve. Ndërsa të moshuarit përballen me mungesën e ushqimit, dritave dhe ujit.

Ditën e sotme ka ardhur reagimi i Bashkisë së Fierit që ka bërë të ditur se është pezulluar nga detyra Inxhile Lera, kuzhiniere pranë “Shtëpisë së Moshuarve” dhe Luiza Braja, pjatalarëse. Ndërkohë ka nisur puna për zgjidhjen e kontratës së punës.

Ndër të tjera sqaron se nga pikëpamje financiare dhe organizative, shtëpia e të Moshuarve Fier nuk varet nga Bashkia Fier,ndërsa i është propozuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social të marrë masat përkatëse për drejtoreshën e “Shtëpisë së Moshuarve”, Daniela Hasimaj dhe përgjegjësen Mirjana Gjermeni.

Në ambienetet ku jetojnë gratë e moshuara, dhomat e tyre janë të ndotura, fakt të cilin e ka deklaruar dhe drejtoresha e këtij institucioni. Po kështu, përkujdesi shëndetësor mungon për moshat e treta, ndërsa të tjerë të moshuar lejohen të konsumojnë alkool në ambientet e kësaj qendre. Drejtuesja e këtij institucinoni dhe punonjësja sociale në vend t’u mundësojnë ndihmë mjekësore të moshuarve me mjekë, ato ua vendosin vetë “diagnozën”.

Në Fiks Fare u ankuan dy të moshuar të këtij azili, pasi u vidhet sistematikisht ushqimi dhe për vaktin kryesor që është dreka hanë vetëm sallatë domate me qepë. Ata kërkuan që të bashkëpunonin me Fiks Fare për të nxjerrë në pah problemet e tyre.

LEXO EDHE  Sekuestrohen 10 kg dro*gë, arrestohet i riu

Në fillim ata xhiruan një moment kur të moshuarit konsumojnë drekën dhe si ushqim kanë dy feta bukë dhe një pjatë me domate e qepë.

Njëri prej tyre shihet në video se i kërkon drejtoreshës së institucionit të vizitohet, pasi kishte dhimbje koke dhe i ankohet se kishte tre muaj që ajo e gënjente se do vinte mjekja. Por në video ajo shprehet se doktoresha është me leje dhe nuk është problem se ai s’ka ndonjë sëmundje. Sipas drejtoreshës, zënka që ka pasur i moshura me një shoqen e tij në azil i ka shkaktuar dhimbje koke, pasi e ka përjetuar në mënyrë shumë stresuese.

Të njëjten gjë i ka thënë edhe punonjësja sociale ndërsa i ka kërkuar të rregullohet me shoqen dhe do jetë shumë herë më i qetë.

Problematikë tjetër që ngrejnë të moshuarit përveç ushqimit dhe shërbimit mjeksorë, janë kushtet e azilit. Pasi u vidhen ushqimet ata janë të detyruar të gatuajnë në dhomat e tyre. Por edhe këtë drejtoresha ua ka ndaluar, pas një kontrolli që i është bërë azilit nga Tirana./ TCh