• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama, miku Vuçiç dhe “fqinji” Albin

12:08 : 28/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama vizitoi Kosovën, në një takim fort protokollar që nuk la asnjë shteg për të thyer akujt e një politike çmendurie të qeverisë shqiptare ndaj asaj të Kosovës. “Vëllai i madh” Vuçiç nuk po pyet hiç për të voglin, që e përdor vetëm për imazh. Edhe pas qepallimit-(takimit të duarve të ngritura në shenjë shoqërore) me Ramën, presidenti serb ka vendosur ushtrinë mu bash e në kufirin me Kosovën. Kërcënon prej andej se është gati të derdhë gjak, që të nisë luftën dhe lëshon ultimatum se nëse prekej jeta e një serbi, ai do të priste vetëm 24 orë dhe më pas do urdhëronte nisjen e luftës. Dikush i “mbushi çitjanet” nga ky kërcënim, edhe pse nuk është vetë i kërcënuar.

E kërcënuara e drejtëpëdrejtë që është Kosova deri tani po mban qëndrim të prerë, pa deklarata mburrjeje, pa kërcënime, por vetëm duke treguar reciprocitetin si shtet. Por ai “vëllai i madh” gjakatar po tallet ligsht me atë që e mbante veten për “vëlla të vogël”, madje bënë edhe pakte me “Ballkanin e Hapur” dhe rrahur gjoksin dhe u qepalluar bashkë se po kalonin në një politikë pa kufij, pa urrejtje dhe larg dhunës. “Vëllai i vogël” ose e besoi me naivitet, ose ishte pjesë e kësaj pabesie që u gatua në një hotel në Nju Jork këtu e tre vite të shkuara.

Rama e akuzoi pak ditë më parë Prishtinën Zyrtare dhe vetë Kurtin se po bëhej pengesë në përparimin e dialogut me Beogradin, se ai e cilësoi si konspirative dhe me kokën nga e shkuara qëndrimin e qeverisë së Kosovës ndaj Open Balkan.

Po tanket në kufi me Kosovën të vendosura me urdhër të Vuçiçit që Rama e konsideron mik “teori konspirative” janë. Po avionët luftarakë që gjëmojnë mbi kryet e qytetarëve “konsiparcion Fajsbuksash të kinse patriotëve janë”? Po mijëra qytetarë të Kosovës që trajtohen brutalisht në pikat kufitare me Serbinë shfaqje surreale janë?

Lexo edhe:

VIDEO-EMRAT/ Rama me aksionin “selektiv” fut në sherr biznesmenët, dhunë barbare ndaj njëri-tjetrit

Rama i jep privatit edhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë e të Rozafës në Shkodër

Jo, këta janë të gjithë të vërteta dhe është vetëm qëndrimi i faktorit ndërkombëtar që po ia mban larg duart Vuçiçit nga këmbëza e armëve, pasi po të ishte për miqësinë e dyshes Vuçiç-Rama, Prishtina sot do ishte në flakë.

Fitili i dinamitit ballkanik për fat të keq, ndoshta edhe nga padija apo madhështia idiote e politikanit haluçinativ, u shtri nga Tirana, ndërsa zjarrin ia la në duar po politika e Tiranës Vuçiçit, që kanë pesë vite që e quajnë mik apo “vëlla të madh” dhe sot struken për të ruajtur kokën e tyre, pasi nuk kanë forcë, por as fare moral për ti thënë ndal…

Kur takohej përzemërsisht me Vuçiçin dhe nënshkruante marrëveshje dy apo tre paleshe për “ballkanin e Hapur”, njëkohësisht padiste në gjykatë kryeministrin e kohës Ramush Haradinaj, atë person që kishte kaluar edhe nga qelitë e Hagës padrejtësisht e donte të “ndëshkuar administrativisht”. Kur Vuçiç mohonte krimet serbe duke e konsideruar Masakrën e Reçakut si “sajesë ndërkombëtare për të sulmuar serbinë”, Rama heshtte dhe thurte “plane të mëdha për paqe nëpër botë”, nën krijimin e haluçinacionit të mendjes personale për një Ballkan pa kufij, pa konflikte dhe me lëvizje të lirë mallrash e njerëzish duke shmanguar traun doganor.

Të gjitha këto “ëndrra vere” u shuan në këtë fillim vjeshte, kur forcat serbe me urdhër të Vuçiç u vendosën dendur në kufi me Kosovën, duke provokuar me zhurmën e vazhdueshme të avionëve dhe helikopterëve ushtarakë. Por Rama nuk ka më as forcë dhe fatkeqësisht as moral që ti kërkojë Vuçiçit të zbrapset.

“Unë nuk pretendoj se jam vëllai i madh, aq më pak vëllai i madh i Albinit që është më i ri. Nuk do e pranonte kurrë, ky është debat i vjetër mes nesh, filozofik. Jam edhe më i bindur sot që Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik që ne mos ngecim në mënyrë ciklike në baltën e së shkuarës si shqiptarë dhe rajon”-tha Rama, duke tentuar dukshëm të mbrojë me sa mundet një marrinë që ka pesë vite që e zhvillon.

Kryeministri ynë tha një të vertetë në atë deklaratë kur u shpreh se “Nuk mund të jetë Albini vëllai i vogël” i tij, sepse në këto vite Kosova dhe krerët e qeverive atje janë konsideruar nga Rama vetëm si “fqinjë që nuk kuptojnë poltikat e tij”. Po Vuçiç çfarë është për Ramën? Mik sikurse e quan, apo “vëlla ballkanik” sikurse nënkuptohet? E ky nik nga Beogradi nuk ka kohë sot për të bërë takime me qepallim, sepse është i ngarkuar duke biseduar me gjeneralët e dikurshëm të Milosheviçit sesi mund të mësyjnë sërish në Kosovë, ndërsa Rama as nuk guxon ti kërkojë llogari, pavarësisht se ka nënshkruar në një treshe “Open Balkan”.

Etiketa: KurtiRamaVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO-EMRAT/ Rama me aksionin “selektiv” fut në sherr biznesmenët, dhunë barbare ndaj njëri-tjetrit

09:43 : 23/07/2025
AKTUALITET

Rama i jep privatit edhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë e të Rozafës në Shkodër

08:03 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Partia-shtet”/ Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore

07:54 : 23/07/2025
AKTUALITET

Shteti privat i Ramës, shoku i ministrit bëhet drejtor porti në Sarandë

20:56 : 22/07/2025
AKTUALITET

Nesho: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “njeriun-shtet”!

20:17 : 22/07/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria po shkel rëndë parimet e ndarjes së pushteteve, demokracia në rrezik

17:14 : 22/07/2025
Para

Dosja “Tahiri”/ Avokati i ish-ministrit kërkon rigjykim në Apel, SPAK kthim në shkallën e parë

TË GJITHA

‘Shqipëria Bëhet’ në KQZ: Lista e mbyllur u dorëhoq para 11 Majit, mandati t’i kalojë Lapajt

11:26 : 23/07/2025

Dosja “Veliaj”/ SPAK merr të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika të “Sky Tower” në Tiranë

11:22 : 23/07/2025

Vodhën mbi 400 mijë euro nga kompania ku ishin të punësuar/ Arrestohet 37-vjeçari, në kërkim financierja

11:21 : 23/07/2025

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ GJKKO shtyn procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes

11:08 : 23/07/2025
Foto ilustruese

Matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë të kontrabanduara nga Greqia, arrestohen 4 veterinerë

11:01 : 23/07/2025

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gazë

10:56 : 23/07/2025

Arrestohet beratasi “i rrezikshëm”, u dha banesën vietnameze për prostitucion

10:47 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com