“Më ke kërcënuar”/ Sherri mes Silvana Bushatit dhe gazetarit: Do të fusja ndonjë çok kokës se shpullë më ofendohet dora

Gazetari Isa Myzyraj dhe ish miss-i Silvana Bushati janë përplasur virtualisht pak kohë më parë, pas një deklarate qe Silvana ka bërë për komunitetin LGBTI. Ajo thoshte se nëse fëmija i saj do ishte gay, nuk do e pranonte. Ndërsa Isai reagoi nëpërmjet një statusi ku e quante Silvanën mis të konservuar.

Të ftuar për të diskutuar rreth temës “Pse vriten shqiptarët/gratë?” në #EXPULS, teksa diskutohej për vrasjet, Silvana pyet Isain nëse ka qenë ndonjëherë shkak për dhunë.

Myzyraj: Unë jam 26 vjeç dhe kurrë nuk jam zënë me askënd.

Bushati: Unë kam qenë e ftuar te Ora dhe po flisja se sa evropianë janë shqiptarët dhe ky edjali këtu që unë s’ia di akoma emrin, të nesërmen shkruante një roman në Facebook dhe bënte një roman të madh kundrejt mendimit tim. Ky bënte një roman me sharje dhe ofendime nga më të tmerrshmet.

Myzyraj: Kjo është një shpifje, ti po shpif, ti po gënjen.

Bushati: I shkruaj në Instragram dhe i them ke diçka personale për mua?

Myzyraj: Nëse do t’i hapim mesazhet që kemi komunikuar bashkë, unë kam bërë një status në Facebook dhe ti më ke kërcënuar në Instagram.

LEXO EDHE  Mevlani i lau borxhin live në emision, Shqipja bën reagimin e papritur (Video)

Bushati: Nëse ti do të hash gjatë gjithë kohës mund të hash, por më lër të flas unë dhe të mabroj. Në momentin që unë do mbaroj mendimin. Ky pas atyre ofendimeve nuk e mori kurrë kurajon të thoshte po unë u nxeha, ishte një moment që të ofendova.

Myzyraj: Po s’ke pasur të drejtë moj vajzë. I qëndroj fjalë për fjalë atij statusi dhe sot pas 1 viti që ka kaluar.

Bushati: Do të fusja ndonjë çok kokës, jo shpullë se më ofendohet dora dhe nuk e bëj dot. Do ta bëja këtë gjë. Përsëri vazhdoj të të them, nëse unë të kam bërë presion me ato mesazhe.

Myzyraj: Ti më ke kërcënuar dhe nëse hapen mesazhet. Unë kam bërë një status publik kundër teje dhe ti më ke shkruar një mesazh në Instagram ku ndër të tjera ti mua më ke kërcënuar.

Bushati: Ti je gazetar dhe nuk duhet ta bësh një gabim të tillë. Unë të kërcënoj dhe sot kur kam të drejtën time dhe ti nuk ke absolutisht të më ofendosh në një mesazh publik.