Kush është Olaf Scholz, lideri i SPD-së dhe kancelari i pritshëm i Gjermanisë

Foto nga JOHN MACDOUGALL/AFP - Getty Images)

Pretendenti për kancelar i Social-Demokratëve Gjerman Olaf Scholz, deklaroi se partia e tij kishte një mandat shumë të qartë për të formuar një qeveri të mirë, pragmatike për Gjermaninë. Por çfarë dihet për udhëheqësin e SPD dhe pasardhësin e mundshëm të Angela Merkel?

Scholz u rrit në Hamburg. Kandidati social-demokrat për një periudhë të gjatë ka shërbyer si krye bashkiak i Hamburgut dhe aktualisht ministër i Financave, në kabinetin e drejtuar nga Merkel. Shpeshherë është konsideruar si robot, për mënyrën e tij sesi dhe flet dhe reagon, jo rrallëherë pa emocion…

 “Së pari, edhe unë kam emocione dhe shumica e njerëzve e dinë se për çfarë flas. Së dyti, po kandidoj për kancelar dhe jo për të qenë arbitër cirku”.

Për shumë vite atë e ndoqi nofka “Scholzomat”, një lojë fjalësh e përbërë nga “Scholz” dhe “Automat”. Gazeta e përjavshme “Die Zeit” e krijoi termin në 2003, sepse Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i SPD, Olaf Scholz, gjithmonë dukej si një makinë, kur shfaqej në publik. Kur e pyesnin Scholzin, ai përgjigjej vetëm me formula teknokratike, të cilat i përsëriste vazhdimisht.

Gjatë pandemisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi Scholtz për masat që mori pasi hartoi një buxhet të balancuar për të mbrojtur ekonominë gjermane dhe ndihmoi në krijimin e Fondit të Rimëkëmbjes së BE, pavarësisht kundërshtimit fillestar të Merkel.  Ai po ashtu bashkëpunoi me Francën për të promovuar përpjekjet për të vendosur një taksë minimale ndaj korporatave, si dhe rregulla të reja mbi taksimin e gjigantëve të teknologjisë. Ai ka akuzuar CDU/CSU, me të cilat është partner në koalicion, si një fraksion politik shumë i afërt me grupet e biznesit, si ato të pasurive të patundshme dhe pak para zgjedhjeve shumë miliarderë gjermanë të frikësuar nga ardhja e Scholtz, dërguan të asetete e tyre në bankat zvicerane, për t’i shpëtuar rritjes së taksave.  Si kancelar, ai ka premtuar se do të rrisë pagën minimale, do të forcojë kontrollet për qiratë dhe do të mbështesë investimet publike për një infrastrukturë më të gjelbër dhe më digjitale.

LEXO EDHE  Putin "shpërblen" të vaksinuarit: Duhet të kenë dy ditë pushim

Karriera politike e Scholtz, është karakterizuar nga skandale të shumta. Si kryebashkiak i Hamburgut, ai u kritikua për qasjen e tij në Samitin e G20 në 2017, pasi ngjarja rezultoi në dhunë mes protestuesve dhe policisë. Ligjvënësit e opozitës e akuzuan atë për mungesë të mbikëqyrjes në fillim të këtij viti pasi në kohën kur ai ishte si ministër financash doli në pah skandali më i madh i pasluftës, në lidhje me kompaninë ‘fake’ të pagesave Wirecard.

As SPD nuk e pati kurrë të lehtë të zgjidhte pragmatistin introvert nga Hamburgu, i cili gjithmonë flet vetëm aq sa është absolutisht e nevojshme për kandidat. Kur kandidonte për postet partiake, Scholz zakonisht merrte rezultatet më të këqija por arriti të ngjitet në shkallët e karrierës politike, pa zhurmë dhe me efektivitet.  Por mes anëtarësimit në SPD si nxënës në 1975 dhe zgjedhjes  së tij në Bundestag në 1998, Scholz mësoi shumë për mënyrën sesi funksionon biznesi dhe sipërmarrja e pavarur, duke punuar si avokat i specializuar për ligjin e punës në firmën e tij në Hamburg. Kjo e formësoi atë.