Historia e Julianit: “Ish – gruaja shkonte me 5 meshkuj”

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek programi “E Diela Shqiptare”, një ndër personazhet e ditës së djeshme ishte Juliani, një 32 – vjeçar nga Korça, i cili i propozoi të fejuarës së tij në martesë. Por përpara se ta bënte këtë, ai i rrëfeu asaj dhe publikut të Televizionit Klan, se nga divorci i dytë, kishte lindur edhe një fëmijë, që nuk ia kishte treguar të fejuarës aktuale. Më poshtë mund të lexoni historinë e plotë dhe të zbuloni nëse Sadeti, e fejuara e Julianit e pranoi ndjesën e tij dhe propozimin për martesë.

Juliani nisi të vinte re se Dashmira largohej kur ai nuk ishte në shtëpi dhe nuk i tregonte.Sipas tij, shumë shpejt ai zbuloi se Dashmira kishte 5 të dashur. Ai thotë se e kishte kuptuar se diçka nuk shkonte që në fillim të historisë së tyre.U përpoq që ta bindte që të hiqte dorë nga kjo rrugë.Kur Dashmira u afrua sërish me tezen, rivendosi kontaktet me meshkujt e tjerë. Juliani e dëgjoi njëherë duke konsumuar një bisedë intime me një mashkull tjetër. Situata vijoi për disa muaj, derisa Juliani zbuloi edhe numrat e personave të tjerë me të cilën ajo e tradhëtonte, që ai thotë se i njihte nga afër.Sipas tij, ajo shkonte me dy persona në moshë të re dhe tre të tjerë mbi 50 – vjeç.Aryesja, sipas Julianit, ishtë që Dashmira kërkonte ta vinte pasurinë me anë të të dashurve të shumtë, ‘duke bërë gjëra skandaloze për para’, siç i quan ai.Megjithatë, ata nuk u ndanë dhe martesa zgjati për 3 vjet. Juliani tregon që u përpoq ta çonte në rrugë të mbarë Dashmirën pasi kishte patur një martesë të keqe më parë, ndaj ata vendosin që të bëjnë edhe një fëmijë.

Muajt e para të shtatzënisë Dashmira u duk sikur ndryshoi, por në muajin e katërt ajo vendosi të abortojë, fshehurazi.Pas abortit nisën dhe grindjet.Megjithatë më vonë erdhi në jetë një tjetër fëmijë nga kjo martesë.Juliani rrëfen se ajo e kërcënonte, bënte presion, madje edhe me thikë. Për shkak të ketyre veprimeve, ai vendosi që ta denoncojë në polici atë dhe përfitoi edhe një urdhër – mbrojtje.Me Dashmirën Juliani u nda përfundimisht në 2014 – ën.Por si lindi historia e Julianit me Sadetin?Një mikeshë e Sadetit ishte shkaku që dyshja u prezantua dhe si përfundim u fejuan.Juliani rrëfen se ia ka treguar historitë e jetës, por jo fëmijën që ka me Dashmirën.

LEXO EDHE  Bufi gjigand i quajtur ‘vd*kja e zezë’ shihet pas 150 vitesh

Ndaj, 32 – vjeçari vendosi që t’ia rrëfejë asaj këtë në “Ka një mesazh për ty”. Sadeti e pranoi kërkesën e stafit të “E Diela Shqiptare” për të qenë pjesë e programit dhe erdhi në studio.Juliani e mori guximin dhe i rrëfeu Sadetit për fëmijën e tij me Dashmirën, ndërsa i kërkoi që ta falte dhe të pranonte të bëhej bashkëshortja e tij. Juliani i kërkoi ndjesë edhe familjes së Sadetit.Pavarësisht tronditjes pasi mësoi këtë të vërtetë, Sadeti pranoi propozimin për martesë të Julianit dhe e fali për faktin që nuk ia kishte treguar të vërtetën deri më tani.