Gazetari shqiptar flet pas rrëmbimit të Kozak: Jam gati të shkoj të përleshem me armiqtë e tij

Prej pasdites së djeshme, sherri mes mes “mbretit” të Instagramit, Kozak Braçi me një tjetër personazh të njohur, si Fabio Dushku, po bën xhiron e rrjetit.

Familjarët e Kozak njoftuan policinë duke pretenduar për një pengmarrje.

Fabio Dushku ka dërguar disa miq të tij, të cilët e kanë rrëmbyer dhe e kanë futur me dhunë në makinë duke e detyruar të thotë fjalë banale ndaj vetes pikërisht në llogarinë e tij të TikTok-ut.

Të dy personazhet janë shumë të njohur në rrjetet sociale duke patur miq të përbashkët persona të famshëm të skenës shqiptare.

Ky fenomen u komentua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në një lidhje “Skype” ishte gazetari Mentor Kikia. Me ironi, Kikia u shpreh se “është fans i Kozak dhe është gati që të shkojë të përleshet me armiqtë e tij”.

LEXO EDHE  Britney Spears tregon detaje të reja për familjen: Nuk mund ta imagjinoni sa më kanë lënduar

“Unë personalisht jam fans i tij dhe jam gati të shkoj të përleshëm me armiqtë e tij. Ai u mëson të rinjve si të përdorin një fjalor vulgar, si të ndezë një cigare. Po përdor ironi se nuk kam mënyrë tjetër të flas për këtë. Personazhet llum janë shndërruar si modele e rinisë dhe shoqërisë. Rinia në vend që të frekuentojnë një mjedis kulturor, ndjekin atë. Se kam gjetur dot përgjigjen se çfarë i tërheq të rinjtë që ndjekin atë”, tha gazetari i njohur.

Kikia shton se kjo është një situatë alarmante në të gjitha drejtimet.

“Duhet të alarmoj familjet që të shohin se çfarë bëjnë adoleshentët në rrjet, kë ndjekin. Alarmante për shkollat, për mediat”, tha gazetari.