Vaksinimi i fëmijëve? Alimehmeti: Të imunizohen ata me sëmundje bashkëshoqëruese

Për fëmijët dhe të rinjtë mbi moshën 12 vjeç ka nisur vaksinimi në disa vende të Evropës, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut e Greqinë. I njëjti rekomandim u dha të hënën nga Akademia e Shkencave në Shqipëri. Megjithatë për epidemiologun Ilir Alimehmeti, ky rekomandim duhet të aplikohet vetëm për disa kategori fëmijësh.

“Rekomandimi ishte për fëmijët mbi 12 vjeç të sëmurë me sëmundje të rënda, që nuk e kanë kaluar covidin, për të marrë një dozë të vetme. Sepse fëmijët e sëmurë rëndë mund të përfitojnë nga kjo duke marrë parasysh gjendjen e tyre të vështirë. Po kjo nuk bën sens për fëmijët e shëndetshëm”.

Sipas Alimehmetit me vaksinimin e mësuesve, prindërve dhe gjyshërve është frenuar transmetimi i virusit nga fëmijët tek të rriturit.

“Duke marrë parasysh që tashmë një përqindje shumë e rëndësishme e fëmijeve e kanë kaluar dhe kur i është ofruar vaksina mësuesit, prindit, gjyshit, kujt do t’ja transmetojë fëmija?! Po të shohim të dhënat e Britanisë së Madhe ata thonë që në 1 milion doza të dhëna të para evitohen vetëm 2 shtrime në intensiv fëmijësh. Kjo është shumë pak, as kosto efikase, as sens në shendetin publik. Nga ana tjetër risqet duhet të jenë inekzistente që të pranosh një përfitim të tillë”.

LEXO EDHE  Aksident i rëndë/ Mjeti zë poshtë gjyshin, nipin dhe mbesën e tij (Emrat dhe detaje)

Po nga ana tjetër Gjermania ka vaksinuar deri më tani 80% të fëmijëve në moshë shkollore, pasi ekspertët e konsiderojnë si një masë të domosdoshme për imunizimin kolektiv.

Po ashtu komanitë Pfizer dhe Biontech njofuan të hënën se 1 dozë me e vogël e vaksinës është e efektshme edhe tek fëmijët nga 5 deri 11 vjeç, e së shpejti do të dorëzojnë në FDA të dhënat e testimeve.