• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Loja” e plehrave/ Bashkia e Durrësit rihap “tenderin”, por katërfishon fondin duke e çuar nga 2.5 në 10 milionë euro

13:02 : 22/09/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Depozitimi i mbetjeve urbane të qytetit të Durrësit ka sjellë një nga vendimmarrjet më të dyshimta të pushtetit lokal: dhënien e miliona eurove koncesionarit të Sharrës. Një vendimmarrje që Emirjana Sako po mundohet që ta marrë me sa më pak dëme për veten dhe njerëzit e afërt. Por, në “ndihmë” i ka ardhur edhe qeveria, e cila ka miratuar një VKM që e ndihmonte këtë bashki në përballimin e kostos financiare.

Megjithatë, sa vjen dhe laku po ngushtohet, pasi gjithkush po mundohet të “lajë gojën”. Para pak ditësh, BoldNews.al publikoi një investigim se Bashkia e Durrësit kishte hapur një tender me vlerë rreth 2.5 milionë euro për depozitimin e mbetjeve. Një tender i thënçin, pasi nuk do të bëhej asnjë procedurë e tillë, pasi ishte parashikuar një marrëveshje. Por, vetëm pak ditë më parë, ky “tender” u anulua. Arsyeja? Ndoshta shuma prej 2.5 milionë eurove nuk i ka bindur koncesionarin.

Faksimile: Bashkia e Durrësit ka parashikuar që depozitimi i mbetjeve të ketë një vlerë plot 10 milionë euro, nga 2.5 mln që ishte

Dhe, pak ditë nga ky anulim, Bashkia e Durrësit ka rihapur një tjetër procedurë, kësaj herë me vlerë financiare 4 herë më të lartë. Sipas dokumenteve që disponon redaksia jonë, Sako ka urdhëruar ribërjen e tenderit me objekt “depozitimi i mbetjeve urbane, Bashkia Durrës”. Në dokumentin e mësipërm thuhet se fondi limit i këtij tenderi është plot 1,148,864,000 lekë, ose duke i shtuar edhe TVSH-në mbi 10 milionë euro. Mësohet se data e publikimit është në 10 shtator 2021, ndërkohë që koha e zhvillimit të procedurës do të jetë në muajin shtator 2021.

Në dokument thuhet se kodi është “shërbime pastrimi”, teksa një detaj shumë i rëndësishëm është se tipi i procedurës do të jetë “me negocim, pa njoftim”. Pra, do të negociohet drejtpërdrejt me koncesionarin, i cili po luan si “macja me miun” me Bashkinë e Durrësit. Duke qenë pa konkurrencë, Landfilli i Sharrës ka ulur disa herë traun, duke mos lejuar depozitimin e mbetjeve. Madje, një lojë e tillë u bë në kulmin e sezonit turistik. Dhe, tashmë po mundohet që të rrisë në maksimum koston e depozitimit.

Lexo edhe:

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Pak ditë më parë, BoldNews.al publikoi një tjetër hulumtim për lojën me plehrat e Durrësit. Sipas dokumenteve që siguroi redaksia jonë, Bashkia e Durrësit ka anuluar procedurën tenderuese për depozitimin e mbetjeve urbane. Njoftimi është bërë në Agjencinë e Prokurimit Publik, ku Emirjana Sako, u tërhoq nga tenderi. Tërheqja ngjasonte më shumë me një lojë të Sakos, teksa me të drejtë ngritëm disa pyetje: A mos ishte kjo procedurë mburojë e marrëveshjes me këtë landfill? A u bë formalisht për të mbyllur gojët e liga dhe për të vijuar për t’i dërguar mbetjet në Sharrë me marrëveshje të drejtpërdrejtë me koncesionarin? Duket se disa nga pyetjet që ngritëm morën përgjigje me veprimet e fundit.

Në dokument, Sako shkruante se arsyeja e anulimit, sipas Bashkisë së Durrësit, është bazuar në Ligjin Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, Neni 98, pika 1. “Në procedurat me një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”, shkruan Bashkia e Durrësit.

Por, çfarë oferte priste Bashkia e Durrësit? Të konkurronte landfilli i Maliqit, i Bushatit apo ai i Bajkajt në Delvinë? Apo ndonjë ofertë nga incenerëtori i Elbasanit dhe Fierit? Por, a nuk kanë pronarë të njëjtë? Me shumë gjasa, siç edhe e kishim parashikuar, procedura e tenderit të mëparshëm u bë formale, për t’i hapur rrugë dërgimit të mbetjeve në Sharrë sipas kushteve të vendosura nga koncesionari. Dhe, në këtë situatë, Sako do të justifikohej se “unë e bëra tenderin, asnjë firmë nuk dha ofertë”.

Etiketa: bashkia durresmbetjeplehratenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
AKTUALITET

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

18:40 : 25/09/2025
AKTUALITET

Inceneratorët fantazëm rrisin sasinë e mbetjeve urbane në vend

12:48 : 24/09/2025
AKTUALITET

“Ndotësi paguan”: ligji i ri për mbetjet sjell kosto shtesë për qytetarët

10:47 : 17/09/2025
AKTUALITET

Banorët e Selitës të rrethuar nga plehrat, mbeturinat pranë nënstacionit elektrik vatër ndotjeje

17:16 : 16/09/2025
Para
Instagram Post

U zhduk në mënyrë misterioze gjatë udhëtimit me të dashurin, gjendet trupi i pajetë i vlogeres 22-vjeçare

TË GJITHA

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

22:13 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com